Secondary Adv

Sigurimi për frymë në Shqipëri, shumë më i ulët se vendet e rajonit

Pavarësisht se kemi qenë gjithmonë një popull i lidhur ngushtë me pronën, sërish janë të paktë personat që zgjedhin të sigurojnë pronën e tyre.

Në një intervistë për Televizionin Scan, Ogert Shkrepa u shpreh se megjithëse sigurimi i pronës ka një kosto shumë të vogël, 3% deri në 4% e popullsisë që sigurohen, janë ata që duhet të plotësojnë kushtin që i vendos banka për të marrë një kredi për shtëpi.

 

“Vetëm 3% ose 4% e qytetarëve sigurohen dhe ato që sigurohen, sigurohen, sepse ja kërkon banka, ja kërkon banka në kuptimin që banka jep një kredi dhe mban kolateral pronën e tij, dhe banka ka edukatë sigurimesh. 

 

Duke paguar një prim minimal, prim minimal të themi 10,000 lekë në vit, 10,000 lekë në vit ti ke siguruar pronën tënde. Pra, nëse ti ke një pronë 100 metër katror, 10,000 lekë në vit ti e ke siguruar nga zjarri, tërmeti, stuhia, përmbytja, pra është një tarifë shumë e ulët në krahasim me riskun që ne marrim përsipër.”

 

Sipas Shkrepës, sigurimi për frymë në vendet e rajonit është shumë herë më i lartë se Shqipëria.

 

“Vendet e rajonit janë pak më mirë sesa Shqipëria, pra edhe Kosova siguron, edhe Maqedonia e Veriut siguron, kanë një edukatë tjetër sigurimesh, për shembull në Shqipëri sigurimi për frymë është diku 55 euro, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është mbi 130 euro për frymë.”

 

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto të sigurimit nga zjarri dhe dëmtime të tjera në prone arritën në 2.3 miliardë lekë në fund të dhjetëmujorit./Scantv


Më të lexuarat