
Bie pagesa e papunesise, rriten me dy here fondet per nxitjen e punesimit
Gjatë vitit të kaluar fondet buxhetore për Shërbimin Kombëtar të Punësimit kanë pësuar një rritje të ndjeshme për programet e nxitjes së punësimit duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme pjesën e fondeve për pagesën e papunësisë.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në një audit që ka bërë në vitet 2014-2015 në shërbimin Kombëtar të Punësimit ka vërejtur se 27 % e fondit prej 1,9 miliardë lekësh ka shkuar për nxitjen e punësimit.KLSH vëren se, rritja e konsiderueshme e fondeve të nxitjes kërkon jo vetëm një programim të kujdesshëm por edhe sisteme kontrolli të forta, si në nivel lokal dhe atë qendror, për të cilën duhet të ketë në gjykimin tonë një rregullore financiare të detajuar për një monitorim të unifikuar lidhur me këto projekte në çdo rajon. Mënyra e përcaktimit të kostove që mbulohen nën programet e nxitjes duhet të jetë e analizuar dhe transparente, sidomos nëse i referohemi kostove të trajnimit, referon KLSH në raportin final pas auditit.
Konstatohet se 27% të fondeve kanë shkuar për programin e nxitjes së punësimit (424,891,823 lekë) me një rritje gati 2 herë krahasuar me vitin 2014.
Raportet e realizimit të treguesve buxhetorë janë hartuar mbi bazë të planit të rishikuar dhe reflektojnë një nivel shpenzimi fondesh prej 38% për programin pagesë papunësie (614,398,687 lekë) nga niveli 44% i programuar dhe me rreth 100 milionë lekë më pak se realizimi i vitit 2014.
Shërbimit Kombëtar të Punësimit i janë akorduar më 2015 fonde në shumën 1,973,828,000 lekë ose me një rritje me rreth 227 milionë lekë. Ky programim ka pësuar ndryshime. Ka patur shtesa për programin e formimit profesional në shumën 39,324,500 lekë, për përballimin e kostos së pagave të punonjësve me kontratë me kohë të pjesshme që zhvillojnë kurset e formimit profesional.Shtesa në zërin mallra e shërbime në shumën 18,370,831 lekë. Shuma prej 9,165,831 lekë është përdorur për shlyerjen e detyrimeve të mbartura.KLSH ka gjetur se ka bërë pakësim në programin e pagesës së papunësisë në shumën 200,000,000 lekë, sipas ecurisë së hyrjeve dhe daljeve nga skema të punëkërkuesve të papunë.
Raportet e realizimit të treguesve buxhetorë janë hartuar mbi bazë të planit të rishikuar dhe reflektojnë një nivel shpenzimi fondesh prej 38% për programin pagesë papunësie (614,398,687 lekë) nga niveli 44% i programuar dhe me rreth 100 milionë lekë më pak se realizimi i vitit 2014. Konstatohet se 27% të fondeve kanë shkuar për programin e nxitjes së punësimit (424,891,823 lekë) me një rritje gati 2 herë krahasuar me vitin 2014. Për formimin profesional kanë shkuar 213,317,780 lekë ose 13% e fondeve. Fondet për investime kanë arritur në 35,985,649 lekë nga 24,932,084 lekë të viti 2014. investimet janë realizuar në masën 99%, ku nivelin më të lartë e zënë blerjet për pajisje kabinetesh për shkollat profesionale 12,495,679 lekë dhe rikonstruksionet e zyrave të punës në Skrapar, Vlorë, Devoll, Librazhd, Krujë, në shumën 21,386,000 lekë.
Deklarohet se numri mesatar i të papunëve që u trajtuan me pagesë gjatë vitit 2015 janë rreth 6.200 përfitues me një pagë mesatare 8,300 lekë/muaj nga 7.703 persona të trajtuar në 2014 me kosto mesatare 7,860 lekë/ personi./Monitor
Më të lexuarat








