Secondary Adv

Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare

Administrata Tatimore është gati të nisë rimburisimin e profesionistëve të lirë që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të Tatimit mbi Fitimin dhe të Tatimit të Fitimit të Thjeshtuar.

Tatimet i bëjnë thirrje profesionistëve të lirë të saktësojnë të dhënat e llogarisë bankare në e-filing brenda datës 10 dhjetor. Llogaria duhet të jetë në lekë dhe aktive në një nga bankat e nivelit të dytë.

 

“Administrata Tatimore gati për të rimbursuar brenda dhjetorit tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale dhe që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të TF dhe TFTH.

 

“Administrata Tatimore gati për të rimbursuar brenda dhjetorit tatimpaguesit, që ofrojnë shërbime profesionale dhe që kanë kryer pagesën e kësteve paraprake të TF dhe TFTH

 

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!

 

LEXO EDHE:

Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!

 

KUJDES! Saktësoni të dhënat e llogarive bankare në e-Filing:

 

Llogaria bankare duhet të jetë në monedhën Lek

 

Llogaria bankare duhet të jetë aktive në një nga bankat e nivelit të dytë”, shkruan Administrata Tatimore.

 

Tatimi i parapaguar nga mbi 6450 profesionistë në vlerën 501 milionë lekë do t’u kthehet brenda 31 dhjetorit të këtij viti. Nga Gjykata Kushtetuese u vendos më 27 Qershor 2024 unanimisht rrëzimi i nenit 69 që diskriminonte profesionistët e lirë nga tatimi prej 15%. 

 

Tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera. Nga ky ligj do të prekeshin rreth 29 mijë profesionistë të lirë. /Shqiptarja


Më të lexuarat