Secondary Adv

Asnje vendim gjykate per pronat pa verifikuar me pare ZRPP

Drejtuesit e 5 institucioneve janë në një konferencë të përbashkët për rivlerësimin e pronave. Ministrja e Inovacionit informoi se brenda shtatorit do të ketë një  numër unik 118 për të marrë informacione në lidhje me pronën.

 

Ministri Manjani tha se do të hartoje një qarkore e cila do të urdhërojë të gjithë gjyqtarët që të mos japin asnjë vendim për cështje pronësie pa qenë palë në gjyq ZRPP ose të kërkojë nga ky institucion verifikim për pronën e cila është në gjykim.Ylli Manjani: Kam një thirrje për gjyqtarët që gjykojnë mosmarrëveshjet në cështjet e pronësisë. Të mos lëshojnë asnjë vendim gjykate të një procesi gjyqësor që nuk është palë ZRPP ose minimalisht të verifikojë paraprakisht statusin ligjor të pronës. Sepse lëshohen vendime gjykatash dhe kur vijnë në ZRPP prona është e zënë dhe kjo krijon mbivendosjen.

 

Këshillën dhe sugjerimin do e bëj qarkore me shkrim për të gjithë qytetarët e gjyqtarët që japin vendime. Ata duhet të sigurohen që kanë marrë informacion nga ZRPP dhe më pas të japin vendimin.Manjani kishte dhe një paralajmërim për drejtuesit e Hipotekave: Do ikë nga puna drejtuesi vendor nëse ka aplikime të patrajtuara. Është e papranueshme që të humbin dokumenta në zyrat e shtetit. Ylli Manjani: “Deri në fund të vitit të mbyllen aplikimet. Cilido që ka marrë leje nga ALUIZNI do të regjistrohet automatikisht ZRPP. As Edi Rama as Ilir Meta nuk më kanë dhënë ndonjë mesazh apo sms që të mbroj askënd, kriteri i fortë dhe i rreptë do të jetë ligji”


Më të lexuarat