118 vende vakante pune në QKMT, ja cfarë punonjësish kërkohen
Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut që pritet të ngrihet do të monitorojë 24 orë në 7 ditë të javës akset rrugore kryesore të vendit.
Fillimisht, kjo qendër ka nisur monitorimin e 200 kilometrave të para ku përfshihet aksi rrugor Tiranë-Elbasan, i gjithë aksi nga Tirana deri në Vlorë, si dhe segmenti Vorë - aeroporti i “Nënë Tereza”, për të vijuar më tej edhe me segmentet e tjera rrugore.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Zevendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njofton se Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut dhe Enti Kombëtar i Operimit Rrugor kanë shpallur 118 vende të lira pune.
Por cilat janë vendet vakante?
Sipas njoftimit, kërkohen punonjës si operator salle monitorimi, operator trau, teknikë IT, ekonomisë dhe financier, juristë, si dhe teknikë të mesëm.
Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut, është një nukël i re i që ka përfshirë brenda saj 4 nga ministritë kryesore me agjencitë përkatëse që ndikojnë në trafikun rrugor shqiptar, por edhe në disa komponentë të tjerë që sigurisht kanë të bëjnë me sigurinë rrugore.
Të dhënat që kjo Qendër do të administrojë, do të shërbejnë edhe si një udhërrëfyes për projektet e ardhshme në infrastrukturën rrugore, si dhe do të evidentojë edhe pikat ku duhet ndërhyrë për të përmirësuar parametrat e sigurisë./Scantv