Tender 1.5 milion dollare per transformimin e bulevardit Ramiz Aranitasi ne Fier
Bashkia e Fierit ka hapur një tjetër procedurë tenderi për transformimin e qytetit. Me një fond prej 1.5 milionë USD, kjo bashki do të rregullojë bulevardin “Ramiz Aranitasi”, i cili është pjesë kryesore kompozicionale e zhvillimit radial të sistemit rrugor të qytetit të Fierit.
Sipas dokumenteve zona e marrë në stydim përfshihet në vijë lineare 700 ml dhe në një sipërfaqe prej 14670 m2. Bulevardi është në kufi ndarës i disa lagjeve. Ai ndodhet 760 metra larg nga qendra e qytetit dhe lidh sheshin “Fitorja” me sheshin “Pavarësia”. Në skajin verior dhe në gjatësinë e saj ndodhet shkolla e mesme profesionale “Petro Sota”. Në gjatësinë e saj operojnë një numër i madh njësish tregtare dhe banka duke përfunduar në skajin rrugor të saj me një nga qendrat e mëdha tregtare të qytetit dhe stadiumi “Loni Papuçiu”.
Sipas këtyre dokumenteve thuhet se objektet të cilët parashikohen të restaurohen janë 21 dhe shtrihen përgjatë bulevardit “Ramiz Aranitasi” dhe në fillim të rrugës “Vasil Jorgaqi” dhe “Nuredin Aliu”. Pjesa më e madhe e tyre janë me mbulesë tarracë, ndërsa obj 7/1 dhe 14 janë pjesërisht me çati. Objektet të cilët do të restaurohen variojnë nga 2-5 kt. Numri i objekteve të ndërtimit që ndodhen në të dyja anët bulevardit është rreth 32 obj. Pjesa më e madhe e objekteve datojnë rreth viteve 50-60, ndërsa disa prej tyre janë objekte të ndërtuar vitet e fundit./Gazeta Shqip https://vimeo.com/169432776