Shpenzimet e Qeverisë së Kosovës rriten, mbi 774 mln euro harxhohen brenda tre muajsh
Shpenzimet e Qeverisë në tremujorin e tretë të 2024 ishin 774.8 milionë euro, ndërsa shpenzimet në tremujorin e tretë 2023 ishin 705.5 milionë euro.
Kjo tregon për një rritje prej rreth 69.3 milionë eurove.Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, ka regjistruar shpenzime rekord gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024.
Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për muajt korrik, gusht dhe shtator janë shpenzuar 774.8 milionë euro, një rritje prej 69.3 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Në TM3 2024, shpenzimet e Qeverisë së Kosovës arritën në 774.8 milionë euro, një rritje e dukshme krahasuar me TM3 2023, kur shpenzimet ishin 705.5 milionë euro. Kjo tregon një rritje prej rreth 69.3 milionë euro”, thuhet në një raport të ASK-së.
Pjesën më të madhe të këtyre shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe kompensimi i punëtorëve.
“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me 26%, Kontributet sociale dhe përfitimet me 22%, Konsumi i ndërmjetëm 16%, Formimi i kapitalit bruto 13%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve”.
Raporti i publikuar nga Agjencia e Statistikave ka treguar për shpenzimet e TM3 2024 që i referohet periudhës të tretë tremujori të vitit 2024, që përfshin muajt korrik, gusht dhe shtator.
Në këtë raport tregohet po ashtu se gjatë kësaj kohe janë rritur edhe të ardhurave.
Por, këto të ardhurave janë kryesisht nga mbledhja e taksave të qytetarëve, tatime.
“Gjithsej të ardhurat e Qeverisë së Përgjithshme në TM3 2024 ishin 818.7 milionë euro, ndërsa të ardhurat në TM3 2023 ishin 723.9 milionë euro.
Pjesën më të madhe të të ardhurave e përbëjnë: Tatimet në produkte (78,0%); Tatimet rrjedhëse në të ardhura (13,0%); ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori tjera të të ardhurave”./ Monitor (https://monitor.al/rriten-shpenzimet-e-qeverise-se-kosoves-per-tre-muaj-harxhohen-mbi-774-milione-euro/)