11 mln turistë në 11 muaj, të ardhurat janë rritur me 34 për qind në 2 vjet
Shqipërinë e kanë vizituar rreth 11 milionë shtetas të huaj nga fillimi i vitit e deri në fund të nëntorit.
Sektori, që shihet gjithmonë e më shumë si ai që do të marrë drejtimin e “lokomotivës” së ekonomisë, po zhvillohet vit pas viti.
Shifrat i ndau me publikun ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, gjatë një konference të mbajtur për turizmin e qëndrueshëm.
“Muaji i 11 i vitit 2024 u mbyll me mbi 11 milionë vizitorë të huaj që kanë vizitur shqipërinë në të gjitha shqisat dhe e tyre. Koicidencë e bukur kjo 11 muaj me 11 vizitorë të huaj. Nuk eshte 11 milionë fiks, por 11 milionë e 40,” tha Ministrja Kumbaro.
Kreu i dikasterit të turizmit në vend foli edhe për të ardhurat që ka sjellë sektori në ekonominë e vendit, ku për periudhën kohore të 2 viteve kanë pasur rritje të kënaqshme.
Nëse në vitin 2022, Shqipëria morri të ardhura vetëm nga sektori i turizmi 2.8 mld euro, në vitin 2023 kaluan në 4.2 mld euro të hyra në ekonominë e vendit,” tha në vazhdimësi të konferencës Ministrja Kumbaro.
Pritet që deri në fund të vitit në total Shqipërinë ta kenë vizituar rreth 12 milionë shtetas të huaj./Scantv