Secondary Adv

Rekord i ri remitancash, dërgesat e emigrantëve arritën 772 mln euro në 9 muaj

Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë nëntë muajve të këtij viti.

Dërgesat e emigrantëve kanë shënuar rekord të ri absolut gjatë nëntë muajve të këtij viti, prej gati 772 milionë eurosh, tregojnë shifrat më të fundit nga Banka e Shqipërisë.

 

Shifra është edhe më e lartë se viti 2023 dhe viti 2008, kur regjistrohej rekordi i mëparshëm.

 

Rritja e ndjeshme e remitancave në vendin tonë ka nisur që me pandeminë, por është theksuar edhe më shumë me krizën e çmimeve të vitit të kaluar.

 

Në total për këtë vit, emigrantët kanë dërguar të paktën 96 milionë euro më shumë se viti 2023.

 

Bëhet fjalë për rreth 14% më shumë dërgesa nga emigrantët gjatë përiudhës Janar-Shtator të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Gjithashtu, shifrat tregojnë se tremujori i tretë i vitit të kaluar ka thyer po ashtu një rekord historik, me rreth 262 milionë euro dërgesa.

 

Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se e njëjta periudhë e viteve të kaluara, raportojnë të dhënat e “Bankës së Shqipërisë”. /Scan


Më të lexuarat