Secondary Adv

Kodi i ri hekurudhor mberrin ne Kuvend, synohet liberalizimi i sherbimit

Në seksionin e ri kuvendor, një nga ligjet e rënmdësishme që pritet të diskutohet është pikërisht edhe ai që parashikon krijimin e një Kodi të ri për hekurudhat.

 

Ky është ndër të paktët sektorë në Shqipëri i cili rrezikon amortizimin e tejskajshëm. Për vitin 2016 vlera e investimeve në total llogaritet në një milion euro. Por, për ta sjellë në jetë këtë sektor duhen të paktën 200 milionë euro, para që shteti shqiptar nuk i ka.Ministria e Transpotit dhe Infrastrukturës ka dërguar së fundmi në Kuvend një projektligj. “Kodi Hekurudhor në Republikën e Shqipërisë”.Ky projektligj do të mundësojë krijimin e kushteve për të liberalizuar shërbimin hekurudhor. Aktualisht me koncencion janë dhënë dy linja Fier – Ballsh dhe Fier – Vlorë.


Nërelacion thuhet : “Kjo nismë ligjore synon përgjigjen ndaj sfidave mbi bazë të drejtë, jodiskriminuese dhe transparente, që ka aktualisht sistemi hekurudhor shqiptar, me:

-rivitalizimin e sektorit të transportit hekurudhor dhe hapjen e tregut hekurudhor;
-krijimin e kushteve të kërkuara për ndarjen dhe ristrukturimin në drejtimin, administrimin e subjekteve në sektorin e transportit hekurudhor;
-krijimin e autoriteteve kombëtare në sektorin hekurudhor dhe zbatimin e përforcimin e reformës së sektorit hekurudhor në Shqipëri”.


Operatorëve privatë, qofshin vendas apo të huaj do t’u jepet mundësia që të shfrtëzojnë linjat hekurudhore kundrejt detyrimeve që do të përcaktohen më pas me akte nënligjore. Këto, kompani thonë të njëjtat burime mund të bëjnë të mundur sjelljen e trenave të standardeve të larta dhe të bëjnë menaxhimin e transportit të udhëtarëve për segmente të ndryshme kundrejt tarifave të ndryshme.


Nga ana tjetër mund të shihet mundësia që të jepet me Partneritet Publik Privat menaxhimi i disa segmenteve, ndërsa për ato që janë dhënë me koncension do të shihen modalitetet e reja. Projekligji parashikon edhe formimin një enti rregullator për hekurudhat brenda Autoritetit të Konkurrencës, si dhe krijimin e enteve të sigurisë për mbrojtjen e trafikut hekurudhor.Qeveria shqiptare parashikon që deri në vitin 2020 të bëjë të mundur të arrihet pesëfishimi i volumit të udhëtarëve dhe dyfishimi i transportit të mallrave përmes rindërtimit të linjave ekzistuese.


Më të lexuarat