Secondary Adv

Zgjerimi i superstrades Tirane-durres, kostoja 120 milion euro

Qeverisë do t’i duhen afërsisht 120 milionë euro për të vënë në zbatim projektin për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës. Në studimin e hartuar nga Spea Engenieering edhe pse përmenden të gjithë detajet për mënyrën sesi është planifkuar të bëhet ky zgjerim nuk thuhet askund kostoja e përafërt.


Qeveria e ka pranuar këtë kosto në vitin 2014 kur përmes AIDA-s ftonte investitorët që të investonin në projekte të rëndësishëm mes të cilave ishte edhe Tiranë-Durrës. Edhe këtë vit edhe pse jo specifikisht rrugës në fjalë, AIDA i referohet disa korridoreve të rëndësishëm ndërkombëtare që prekin Shqipërinë dhe që janë detyrim për t’u përfunduar.


Kosotja e lartë prej 120 milionë euro e këtij projekti që synon ta kthejë superstradën në autostradë lidhet me faktin e ndërhyrjeve të mëdha në disa pika por sidomos në Mbikalimin e Rinasit dhe në Vorë. Kjo do të marrë një pjesë të mirë të parave pasi këto pika rregullojnë drejtimin në disa zona dhe do të kërkojnë elemente komplekse për zgjidhjen e situatës. Po kështu autostrada cilësohet e gjitha me njolla të zeza aksidentesh.


Referuar studimit të Lusis Berger pak vite më parë 1/3 e aksidenteve ndodhin në këtë aks. Sot jemi para disa fakteve: Kemi një studim fizibiliteti për rrugën më të rëndësishme në vend, kemi të dhënat e konsulentit të kontraktuar nga BERZH që e konsideron si një aks që duhet të bëhet me pagesë, kemi një shifër 120 milionë euro që qeveria nuk e ka për ta investuar dhe në fund një rrugë që është pjesë e koridorit të VIII që është marrë angazhim para SEETO.


Të gjitha këto prodhojnë vetëm një skenar. Atë të një koncesioni të ri që përveçse do të ketë interes të lartë, do sakrifikojë edhe 600 mijë euro palma që sot zënë një pjesë të superstradës dhe që u mbollën pikërisht pak para nisjes së studimit të zgjerimit.Në fakt nëse kjo rrugë kalon me modelin e partneritetit- publik privat situata nuk do jetë si ajo me rrugën e Kombit pasi Tiranë-Durrës ka një nivel të lartë trafiku. Pagesa maksimale që ka vlerësuar raporti i BERZH për këtë rrugë në bazë të trafikut është 1.19 euro pa TVSH./Scan


Më të lexuarat