Teknologjitë e Gjeneratës së Re: Alumil Albania në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë
Teknologjitë e Gjeneratës së Re: Alumil Albania në Panairin e Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së gjelbër!
Alumil Albania ishte pjesë e Panairit të Energjisë, Ndërtimit dhe Ekonomisë së Gjelbër, një event madhor që bashkoi liderët e industrisë dhe profesionistët për të prezantuar zgjidhjet më të reja dhe të qëndrueshme në ndërtim.
Panairi, i cili u zhvillua në Tiranë, shërbeu si një platformë ideale për të prezantuar inovacionet dhe teknologjitë që ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të gjelbër.
Prezantimi i Zgjidhjeve të Avancuara të Alumil
Në stendën e Alumil Albania u paraqitën një gamë e gjerë produktesh të dizejnuara për të përmbushur standardet më të larta të efiçencës energjetike dhe qëndrueshmërisë. Ndër produktet kryesore ishin sistemet SUPREME të profileve të aluminit për dyer, dritare dhe fasada, të cilat përmbushin kriteret të standardeve ndërkombëtare.
Duke pasur një fokus të veçantë në zhvillimin e produkteve ekologjike, Alumil shfaqi sistemet e saj të certifikuara Loop80, një nga opsionet e pakta të aluminit të ricikluar në mbarë botën për profilet arkitekturore i cili është një hap revolucionar në arkitekturën e Qëndrueshme.
Takime dhe Partneritete Strategjike
Vizitorët e panairit patën mundësinë të takohen me ekspertët e Alumil Albania dhe të eksplorojnë mundësitë për projekte të personalizuara. Interes i veçantë u tregua nga arkitektët dhe inxhinierët që kërkonin zgjidhje të avancuara për të kombinuar estetikën me performancën.
Një Hap më tej për një të Ardhme të Qëndrueshme!
Pjesëmarrja e Alumil Albania në këtë panair nënvizon angazhimin e kompanisë për të qenë një lider në treg për profilet arkitekturore të qëndrueshme. Me një histori suksesi dhe inovacioni, Alumil mbetet një partner i besueshëm për ata që kërkojnë zgjidhje të cilësisë së lartëqë ruajnë ekuilibrin mes estetikës, funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë.
Falenderojmë të gjithë vizitorët që na vizituan dhe ndanë idetë e tyre me ne! Për më shumë informacion mbi produktet dhe shërbimet tona, ju ftojmë të na kontaktoni ose të vizitoni faqen tonë zyrtare.