ISHP kontrolle në 765 subjekte, ja cilat janë masat administrative të Inspektoriatit
Informaliteti në biznese do të luftohet përmes nismave të qeverisë shqiptare, por cilat janë masat që deri më tani ka ndërmarrë Inspektoriati Shtetëror i Punës?
Nisur nga të dhënat e Ispektoratit, në muajin nëntor në total janë inspektuar 765 subjekte. Ndërkohë, një nga masat që do të ndërmerren në kuadër të informalitetit janë dhe nëndeklarimi i pagave.
Por Inspektoriati i Punës, ka kontrolluar 14 231 vende pune në total. Por një ndër pikat kryesore të aksionit kundër informalitetit është dhe këshillimi i bizneeve, ndërkohë të dhënat e fundit e Inspektoriatit të Punës tregojnë që janë 183 inspektime këshilluese, por janë marrë 285 masa administrative në total.
Për t’u ndalur në ankesat e trajtuara, Inspektorati ka trajtuar 56 ankesa.
Që në javën e tretë të muajit tetor ka qenë Kryeministri Edi Rama që ka njoftuar nisjen e një aksioni kombëtar kundër informalitetit për të nxitur deklarimin real të pagave të punonjësve.
Në fillim të nëntorit vetë administrate tatimore njoftoi se nëntë mijë biznese rritën fondin e pagave me 1.25 miliard lekë, duke reaguar pozitivisht në deklaratatat e listëpagesave të tyre. Sipas të dhënave zyrtare në nisje të aksionit
Administrata Tatimore identifikoi rreth 37 mijë tatimpagues me risk në fushën e informalitetit të pagave. Tashmë 7000 prej tyre do të kalojnë në sitën e kontrollit tatimor./Scantv