Secondary Adv

Rritja e shërbimeve udhëhiqet nga transporti dhe hotelet, edhe pagat më të larta

Tremujori i tretë 2024, që përkon dhe me kulmin e sezonit turistik ka sjellë gjallërim të tregtisë me pakicë, transporti dhe aktivitetit të hoteleve e restoranteve dhe agjencive të udhëtimit.


Sipas të dhënave të fundit që janë bërë publike nga statistikat afatshkurta të INSTAT. Rritja më e lartë është shënuar për aktivitetin e transportit.

 

Fondi i pagave është rritur për të gjitha aktivitetet e shërbimeve që raporton INSTAT, ku më e forta ishte për tregtinë me pakicë.

 

Tregti me shumicë dhe pakicë, rritje 3.8%

Indekset e treguesve në aktivitetin Tregti, e cila përfshin tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave, në tremujorin e tretë 2024, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 3,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 13,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

 

Transporti, rritje e fortë

Indekset e treguesve në aktivitetin Transport, Magazinim dhe Postë, i cili përfshin transportin Hekurudhor të mallrave, Detar, Ajror, Magazinimin dhe aktivitetin Postar, në tremujorin e tretë 2024, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 27,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 6,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

 

Hotele, rritet aktiviteti dhe pagat

Indekset e treguesve në aktivitetin Hotele, në tremujorin e tretë 2024, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 8,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 14,0 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

 

Bar, Restorante

Indekset e treguesve në aktivitetin Bar-Restorante, në tremujorin e tretë 2024, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 6,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023

 

Agjenci udhëtimi

Indekset e treguesve në aktivitetin Agjenci udhëtimi, në tremujorin e tretë 2024, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 12,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,4 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

 

Informacion dhe Komunikacion

Indekset e treguesve në aktivitetin Informacion dhe Komunikacion, i cili përfshin aktivitetin e Publikimit, Telekomunikacionit si dhe shërbimet e Teknologjisë së Informacionit, në tremujorin e tretë 2024, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 9,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 3,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,1 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

 

Aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike

Indekset e treguesve në aktivitete Arkitekture dhe Inxhinierike, në tremujorin e tretë 2024, paraqiten si më poshtë:

-Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023;

-Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 4,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023./ Monitort (https://monitor.al/rritja-e-sherbimeve-udhehiqet-nga-transporti-dhe-hotelet-edhe-pagat-me-te-larta/)


Më të lexuarat