Secondary Adv

Nga 1 janari transport publik falas për pensionistët, ja përfituesit dhe dokumentat e nevojshme

Nga 1 janari i vitit 2025, pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat urbane të kryeqytetit.

 

Bashkia e Tiranës do të subvencionojë abonetë e tyre.

 

Nga kjo nismë e propozuar nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, më 14 dhjetor përfitojnë 177 mijë pensionistë, të cilët kanë mundësinë të pajisen me abone të përgjithshme falas për transportin publik.

 

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetet sociale, ditën e sotme ka bërë me dije se cilët do të jenë përfituesit dhe dokumentet e nevojshme që duhen. 

 

Përfititues

Femrat mbi 60 vjeç dhe meshkujt mbi 65 vjeç

 

Regjistrimi

Në zyrat e Njësisë Administrative ku banon

 

Dokumentat

Karta e Identitetit

 

Aboneja

Tërhiqet çdo fund muaji në pikat përkatëse

 

Tërhiq abonenë

Me kartën e identitetit dhe një fotografi.

 

Në autobus

Paraqit abonenë e pensionistit dhe kartën e identitetit

/Shqiptarja


Më të lexuarat