Secondary Adv

Konferenca ndërqeveritare në Bruksel, çelen negociatat me BE për Marrëdhëniet me Jashtë

Shqipëria është një hap më shumë drejt Bashkimit Europian.

Sot vendi ynë mban konferencën e tretë ndërqeveritare në Bruksel, ku do të hapen zyrtarisht negociatat për klasterin 6 ‘Marrëdhëniet me Jashtë’. Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri Rama. 

 

Shqipëria ka treguar proges të shkëlqyer" tha Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme të Hungarisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE) në konferencën e për bashkët me kryeministrin Edi Rama  dhe Marta Kos, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin.

 

Kryeministri Edi Rama falenderoi mbështetjen hungareze për ta sjellë Ballkanin Perëndimor më afër BE-së. "E gjitha kjo nuk kishte si të ndodhte pa mbështetjen e plotë të vendeve anëtare” tha Rama.

 

Delegacioni shqiptar kryesohet nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një prononcim tha se synohet që brenda viti 2025 të hapen të gjithë kapitujt. 

 

"Duhet të vazhdojmë përpara, dhe ambicia jonë është të hapim më shumë klastera, shpresojmë në pranverë, dhe pastaj të sigurohemi që viti i ardhshëm të mbyllet me klasterat e hapur", tha Rama. 

 

Çelja e negociatave për klasterin 6 përfshin dy kapituj:

Kapitulli 30 – Marrëdhëniet e jashtme

Kapitulli 31 – Politika e jashtme, e sigurisë dhe e mbrojtjes

 

Ky pritet të jetë grup-kapitulli që do të mbyllet më shpejt në procesin e negociatave,  pasi Shqipëria e ka njësuar plotësisht politikën e jashtme me atë të BE-së, kryesisht në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë pas agresionit ndaj Ukrainës.

 

Kjo konferencë e tretë ndërqeveritare do të jetë e dyta gjatë presidencës hungareze, pas asaj të mbajtur në Luksemburg më 15 Tetor çeli zyrtarisht , ku Shqipëria hapi pesë kapitujt e anëtarësimit pjesë e çështjeve themelore si Gjyqësori të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Sigurinë dhe Kontrollin Financiar.

 

Péter Szijjártó, deklaroi se procesi i integrimit është përshpejtuar në mënyrë të jashtëzakonshme, falë angazhimit të Hungarisë dhe presidencës së saj.

 

Szijjártó nënvizoi se Shqipëria ka bërë më shumë përparim në dy muajt e fundit sesa në 15 vitet e kaluara, duke hapur dy grupkapituj të rëndësishëm për anëtarësimin në BE.

 

"Pas 6 muajsh përpjekje mund të them që kemi arritur që të kemi një arritje si për ne, gjithashtu edhe hapjen zonës Schengen me dy vende të tjera, në mënyrë që të shpejtojmë përpjekjet tona dhe shpejtësinë për politikat e zgjerimit dhe aksesit për vendet e Ballkanit Perëndimor, nën presidencën hungareze ne kemi arritur ta përshpejtojmë.

 

Kemi pritur për aksesin për gati 50 vite dhe kjo nuk është diçka e duhur, i detyrohemi një farë respekti këtyre vende dhe ky proces i ka patur datat e shtyra në mënyrë konstante dhe nuk ishte asgjë tjetër përveçse bllokimit që prej gati 15 vite nuk kemi parë as marrjen e masave as hapa të rëndësishëm përpara drejt zgjerimit. Do donim që të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të jenë pjesë e BE. Në 6 muajt e fundit ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për të përshpejtuar procesin e zgjerimit për Shqipërinë.

 

Që nga viti 2009 Shqipëria e ka paraqitur kërkesën, në 2014 mori statusin e vendit kandidat dhe në 2022 nisën negociatat. Themeli i negociatave filloi vetëm këtë vit në konferencën hungareze, kemi pasur dy konferenca ndërqeveritare, dy grupkapituj janë hapur dhe kjo shpejtësi është e paprecedentë. Më shumë ka ndodhur në 2 muajt e fundit se në 15 vitet e kaluara.

 

Kjo paraqet sukses për Shqipërinë, presidencën hungareze dhe BE. Po e hapim këtë grup kapitull në mënyrë që Shqipëria të ecë para, pasi Shqipëria është vend i NATO, është pjesë e Këshillit të Sigurimit. Ky grupkapituill është i rëndësishëm për t’u hapur. Është interesi ynë i përbashkët që ky vend të ketë sukës dhe t’ia arrijë. E rëndësishme për BP dhe Shqipërinë, anëtarësimi i saj do forconte BE duke parë edhe progresin ekonomik që ajo ka bërë", Szijjártó. /Shqiptarja


Më të lexuarat