Secondary Adv

Depot e ujësjellësit Durrës, 2.8 mln euro për rritjen e sigurisë përmes rrethimit

Rritja e sigurisë së depove të ujit të Shoqërisë së Ujësjellës Kanalizimeve në Durrës pritet që ti kushtojë Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve 2.88 milionë euro.


Kjo e fundit lidhi kontratën me shoqërinë ISEC me objekt “Sigurimi dhe përmirësimi i rrethimit të burimeve dhe depove të ujit për SHR UK Durrës” me një ofertë 288 milionë lekë me gjithë TVSH-në. Rrethimet do të përmirësohen në disa rajone ku janë të vendosura depot teksa është parashikuar edhe funksionimi i vendosjes së kamerave.

 

Në relacionet e ndara rast pas rasti për secilën prej depove të përfshira në kontratë nënvizohet se në disa raste ato ndodhen në zona akesi nga njerëzit është i lehtë teksa vendosja e kangjellave dhe kamerave pritet që të rrisë sigurinë që kanë këto objekte të rëndësisë së veçantë.

 

Por cilat janë disa nga këto objekte ku do të ndërhyhet. Së pari depo uji në Porto Romano Durrës. “Objekti ka rrethim minimal, i pajisur me një derë kryesore të siguruar në mënyrë minimale.

 

Zona higjieno-sanitare e pus-shpimit nuk i plotëson standardet maksimale të sigurisë pasi është lehtësisht e kalueshme nga njerëzit” thuhet në relacionin e dedikuar.

 

Së dyti është stacioni i pompimit, Pus-shpimi dhe depo uji në Hasanaj Fushë-Krujë. Sipas dokumentit rrethimi ekzistues është i realizuar me mur tulle. Ky lloj rrethimi ofron kushtet minimale të mbrojtjes së perimetrit duke u kompromentuar me vështirësi në raste të hyrjeve të paautorizuara të kalimtareve te rastit.

 

Po kështu një pus shpimi numër 2 në Harizaj të Kavajës, stacioni i pompimit në Manskuri apo depo e ujit në Rrogozhinë.

 

Referuar grafikut të punimeve të parashikuar për realizimin e këtyre ndërhyrjeve planifikohet që ato të përfundojnë brenda 7 muajsh nga data e nënshkrimit të kontratës me Agjencisë dhe operatorit ekonomik fitues. Procesi pritet të përfshijë punime betoni, vendosje kangjellash dhe montim kamerash./Monitor (https://monitor.al/depot-e-ujesjellesit-durres-2-8-mln-euro-per-rritjen-e-sigurise-permes-rrethimit/)


Më të lexuarat