Secondary Adv

Papunesia zbret ne 15.9 per qind, niveli me i ulet ne tre vitet e fundit

Shkalla e papunësisë ka arritur nivelin më të ulët në tre vitet e fundit. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, për tremujorin e dytë, shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë pune zbriti në 15.9%, nga 16.9% që kishte qenë në tremujorin e parë të vitit.


Mbështetur në të njëjtat shifra, kjo është shkalla më e ulët e papunësisë që nga tremujori i parë i vitit 2013. Shkalla e papunësisë këtë tremujor ka rënë si mes meshkujve, në 17%, ashtu edhe mes femrave, në 14.5%.Ndonëse vazhdon të qëndrojë shumë e lartë, për tremujorin e parë të këtij viti shkalla e papunësisë mes të rinjve ka zbritur në 29.9%, nga 30.4% që ishte në tremujorin e parë.


Ulja e shkallës së papunësisë ka ardhur kryesisht falë rritjes së punësimit, por edhe nga një rënie e lehtë te shkalla e pjesëmarrjes në forcën e punës. Shkalla e punësimit në ekonomi, që mat raportin e të punësuarve kundrejt popullsisë në moshë pune, u rrit në 55.3%, nga 54.8% që kishte qenë në tremujorin e parë. Sipas Instat, shkalla e punësimit për individët me arsim të lartë, me 64.4% dhe e atyre me arsim të mesëm profesional, me 63%.


Krahasuar me një vit më parë, Instat vlerëson një rritje me rreth 6.8% të numrit të të punësuarve, ku kontributi kryesor ka ardhur nga industria, ku numri të punësuarve është rritur me 9.9% dhe nga shërbimet, ku numri i të punësuarve është rritur me 9.6% krahasuar me një vit më parë. Në tremujorin e dytë vërehet një rritje e mëtejshme e peshës së të vetëpunësuarve, që tashmë zënë 34.5% të numrit total të të punësuarve.


Më të lexuarat