Secondary Adv

Eliminimi i pikave të zeza në rrugët kombëtare, ARRSH hap tenderin për rritjen e sigurisë rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur hapjen e tenderit për eleminimin e pikave të zeza (black spot) në rrjetin rrugor kombëtar 2024.

Fondi limit i këtij projekti është 83 milionë e 261 mijë lekë. Ky projekt do të parashikojë ndërhyjen si dhe realizimin e punimeve për rritjen e sigurisë rrugore në nyje apo pjesë të rrugës, të klasifikuara si “pika të zeza”. Sipas dokumentit, synohet shtimi i elementëve të sigurisë për të reduktuar aksidentet dhe për të rriutr sigurinë.

 

Bazuar nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policsë së Shtetit dhe databazës së aksidenteve janë identifikuar pikat më problematike që janë me rrezik të lartë aksidentesh, si në segmentin rrugor Qafë Kashar - Rinas në Rrugën e Aeroportit, që e bën këtë nyje në formë dopio “T”, mjaft të ngarkuar. Fluksi i madh i mjeteve në rrugën kryesore dhe pritja e gjatë e mjeteve në rrugën dytësore, i shtyn këto të fundit të bëjnë manovra të gabuara, që rezultojnë në aksidente.

 

Problematikat e kёsaj nyje nё formё “T” qё e karakterizojnё kёtё si pikё tё zezё (black spot) shfaqen nё: shpejtësinë e lartë në rrugën kryesore; parakalimet e gabuara në rrugën kryesore dhe nungesa e elementëve të sigurisë rrugore.

 

Problematika paraqiten edhe në segmentin rrugor Maminas – Lalëz, ku shpejtësia dhe mugesa e fushëpamjes bën që drejtuesit e mjeteve të ndërmarrin manovra të gabuara, që rezultojnë në aksidente.

 

Ndërkohë, ndërhyrje të tjera parashikohen edhe në segmente të tjera rrugore, pasi janë identifikuar pika të zeza në segmentin Elbasan – Rrogozhinë; Fushë Krujë – Thumanë; Shkodër – Hani Hotit dhe në segmentin rrugor Kthesa Balldre – Mabë, ku lind nevoja e plotësimit të sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

 

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është eleminimi i aksidenteve në rrugë, rikthim, përmirësimi dhe rritja e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e saj, thuhet në dokument. /Scan


Më të lexuarat