Secondary Adv

Informaliteti i pagave: Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin, 6.1 mln lekë gjoba

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vijuar aksionin e luftës kundër informalitetit të pagave.

Nga këto kontrolle, 78% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht, duke ndryshuar deklarimet e pagave.

 

Shkeljet e legjislacionit tatimor janë gjobitur me masa administrative në vlerën 6.1 milionë lekë dhe 936 biznese janë përgjigjur pozitivisht duke korrigjuar nivelin e pagave.

 

Ky aksion njoftohet se ka përfshirë kontrollin e 1197 bizneseve në të gjithë vendin gjatë muajit Dhjetor dhe synon sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e tatimpaguesve për rëndësinë e deklarimit të pagave reale.

 

“Nga këto kontrolle, 78% e bizneseve kanë reaguar pozitivisht, duke ndryshuar deklarimet e pagave. Shkeljet e legjislacionit tatimor janë gjobitur me masa administrative në vlerën 6.1 milionë lekë dhe 936 biznese janë përgjigjur pozitivisht duke korrigjuar nivelin e pagave”, thuhet në njoftimin e drejtorisë.

 

Më tej theksohet se strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vazhdojnë hetimet ndaj individëve që nuk deklarojnë pagat reale.

 

“Deklarimi i pagës reale është detyrim ligjor dhe një hap i rëndësishëm drejt garantimit të barazisë fiskale dhe formalizimit të tregut të punës’, lajmëron DPT-ja. /Shqiptarja


Më të lexuarat