Secondary Adv

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit, Tatimet: Goditje punës së zezë dhe nëndeklarimeve

Luftë ndaj informalitetit. Ky do të jetë synimi kryesor i strategjisë së hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 2024-2028.

Por edhe i strategjisë afatmesme të të ardhurave të miratuar tashmë edhe nga Këshilli i Ministrave.

 

Gjatë kësaj periudhe në qendër të kontrolleve do të jetë tregu i punës, që do të realizohet në 4 drejtime kryesore. Grupet e punës do të përqendrohen tek ulja e punës në të zezë, goditja e fenomenit të nëndeklarimit të pagave, reduktimi i mos deklarimit të saktë të kohës së punës si dhe i mos deklarimit të saktë të kategorisë dhe profesionit të punonjësit.

 

Në ‘lupën’ e kontrolleve do të jenë sektorët që kanë pagat më të ulta të deklaruara për punonjësit e tyre, si ndërtimi, turizmi, baret, restorantet e deri tek tregtia online.

 

Aksioni ndaj ‘punës në të zezë apo tregut gri’ ka nisur që këtë vit prej muajit tetor, ku vetëm nga thirrjet sensibilizuese të Administratës Tatimore rritën pagat e punonjësve 37 mijë biznese, ndërsa 7 mijë subjekte me risk për nëndeklarim, pasi nuk kanë reflektuar pas thirrjeve të tatimeve po përballen me kontrollin tatimor.

 

Vëmendje e shtuar do ti kushtohet edhe milionerëve, me synim që kjo kategori të mos i shmanget detyrimeve tatimore.

 

“Funksionaliteti i plotë i Drejtorisë së Kontrollit te Specializuar Hartimi i Programit të Përmbushjes dhe përdorimi i qasjes së integruar për realizimin e Strategjisë së Përmbushjes nga Individët me Pasuri të Lartë”, thuhet në strategjinë e tatimeve.

 

Tatimet thonë se ky dokument synon ndërtimin e një "Administrate të zgjuar dhe moderne, me integritet të padiskutueshëm, të besuar dhe të admiruar", ku një analizë do të bëhet edhe mbi arsyet që shtyjnë bizneset drejt mos përmbushjes së detyrimeve tatimore.

 

Numri i tatimpaguesve aktive që AT i ka shërbyer gjatë 2023

334.536 në total

nga të cilat

-31.058 Biznes i madh

-94.545 Biznes i vogël me/pa TVSH

-208.933 Të tjera (Individë, OJF, prodhues bujqësor etj)

 

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme e Tatimeve nga aksioni i kryer në terren në muajit dhjetor në 1197 subjekte, 936 prej tyre i korrigjuan deklarimet e pagave. Ndërsa bizneset që u gjetën në shkelje u gjobitën në vlerën e 6.1 milionë lekëve. Tatimet thonë se  pas paralajmërimevet 78% e bizneseve korrigjiuan deklarimet e pagave të punonjësve. Por për të luftuar informalitetin në tregun e punës, strukturat e hetimit dhe kontrollit të specializuar do të vijojnë. 

 

Kotrollet gjatë dhjetorit 2024

-1197 biznese të kontrolluara 

-78% e bizneseve ndryshuan deklarimet e pagave

-Gjobitur 6.1 milionë lekë

-936 biznese korrigjuan nivelin e pagave

 

Numri tatimpaguesve për 2023

-Person fizik                                                 95,403

-Prodhues Bujqësor                                      96,413

-Individ privat                                              94,262

-Shoqëri me përgjegjësi të kufizuara              28,829

-Organizatë jo fitimprurëse, Politike, fetare     2’514

-Ente publike                                                1’485

-Ambulant                                                    818   

-Shoqëri aksionere                                        730

-Degë e shoqërive të huaja                            387

-Trup diplomatik                                            83

-Zyrë përfaqësimi                                          52

Kryefamiljar                                                  85

Ortakëri e pakufizuar                                     46

Përfaqësues tatimor                                       98

Të tjera Forma                                              13’331

Total                                                            334,536

/Shqiptarja


Më të lexuarat