Legalizimet mund te kthehen ne fature te kripur shpronesimi
Zhvillimi i zonës Tiranë-Durrës më e rëndësishmja në vend e lidhur me ekonominë, po shihet me prioritet nga institucionet, por duket se politikat e njërës mund të ndikojnë tek tjetra.
Aktualisht kemi variantin e zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës e deklaruar nga Ministria e Transporteve përmes studimit të kryer nën autorizimin e ARRSH. Por nga ana tjetër planet janë për ndërhyrje edhe në akse të tjera të kësaj zone dhe kjo parashikohet në një dokument tjetër të qeverisë e hartuar nga Ministria e Zhvillimit Urban.
Në këto kushte kur ende mbeten të paqarta ndërhyrjet njësitë vendore janë paralajmëruar që të mos legalizojnë ndërtime informale aty ku pritet të ketë zhvillime të akseve rrugore kjo pasi do të kishim një faturë të lartë shpronësimesh.Konkretisht në dokument thuhet : “Ministria e Zhvillimit Urban dhe bashkitë rajonale duhet të marrin masa për ruajtjen dhe konservimin e territorit në zonat informale, këto zhvillime informale që preken nga këto korridore nuk duhet të bëhen pjesë e procesit të legalizimit. Formalizimi i këtyre strukturave do të rriste kostot e shpronësimit”.
Të njëjtat bashki nuk duhet të lejojnë ndërtime të paktën në largësinë 100 metra nga të dyja krahët në akset që parashikohen që të zhgjerohen dhe në këtë rast është sërish i njëjti argument. Risku nga vlera e lartë e shpronësimeve që duhet t’ju jepet më pas pronarëve./Scan