Secondary Adv

Hekurudhea Follorine-Kapshtice, Greqia jep miratimin per ndertimin e saj

Enti i Hekurudhave të Greqisë, OSE, dhe Hekurudhat shqiptare kanë rënë dakort të bashkëpunojnë për ngritjen e një linje të re hekurudhore që lidh qytetin grek të Follorinës me pikën kufitare të Kapshticës dhe, më tej, me qytetin e Pogradecit, njoftoi “Zëri i Amerikës” (VOA).

 

Sipas burimeve zyrtare greke, që i referohen Ministrisë së Transporteve, projekti pritet të mbështetet nga fondet IPA të Bashkimit Europian në kuadër të Programit INTEREG-2 për vitet 2014-2020.Projekti për lidhjen hekurudhore Greqi-Shqipëri parashikon që të ngrihet një linjë hekurudhore nga fillimi, e cila do të jetë njëkalimshe dhe e elektrifikuar. Transporti pritet të realizohet, sipas studimit paraprak, me tren elektrik. Kostoja e projektit vetëm për pjesën greke, nga qyteti i Follorinës deri në Kapshticë, rreth 50 km, parashikohet të shkojë në 397 milionë euro. Në pjesën shqiptare linja hekurudhore, sipas studimit, pritet të shkojë nga pika kufitare e Kapshticës, deri në Pogradec, për gati 61 km dhe kostoja pritet të jetë më e lartë.


Të dy vendet në nivel ministror kanë rënë dakort për propozimin e përbashkët, që shihet si mjaft i rëndësishëm për lehtësimin e qarkullimit, si të emigrantëve, por edhe për lëvizjen turistike dhe qarkullimin e mallrave.Pak kohë më pare, thekson “VOA”, nisi dhe hartimi i një projekti për linjën hekurudhore Janinë–Kakavijë. Këshilli i Rajonit të Epirit, në Greqinë Veriore, shpalli konkurimin për konsulencë teknike dhe studim mbi zhvillimin e ndërtimit të rrjetit hekurudhor. Faza e parë e projektimit mbështetet me një financim nga rajoni grek dhe, më pas, përmes organizmave të të dy vendeve, do të synohej gjetja e fiancimeve.Ngritja e rrjetit hekurudhor mes Greqisë dhe Shqipërisë, në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, do t`i ndihmonte jo vetëm përmirësimit të lëvizjes së mjeteve dhe mallrave, por edhe nxitjes së turizmit. Sipas zyrtarëve të Prefekturës së Janinës, komiteti i përbashkët Shqipëri – Greqi, në parim, e ka miratuar projektin dhe mbetet të hidhen hapa konkretë për realizimin e tij.


Projekti
Projekti për lidhjen hekurudhore Greqi-Shqipëri parashikon që të ngrihet një linjë hekurudhore njëkalimshe dhe e elektrifikuar. Transporti pritet të realizohet, sipas studimit, me tren elektrik. Kostoja e projektit vetëm për pjesën greke, nga qyteti i Follorinës deri në Kapshticë, 50 km, parashikohet të shkojë në 397 milionë euro


Më të lexuarat