Secondary Adv

Elbasan-Qafë Thanë avancon faza e dytë e punimeve, gati në 2027

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se po vijon me intensitet puna në fazën e 2-të në kantierin e ndërtimit të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë.

Sipas ARRSH-së, deri tani realizimi fizik i punimeve në këtë investim ka arritur në masën 38%.

 

Deri tani puna ka përfunduar në ndërtimin e nënkalimit të hekurudhës në km 9+50. Ndërsa po punohet për ndërtimin e nënkalimit automobilistik, ndërtimin e veprave të artit, si tombinove rrethore dhe tombinove katrore, mure mbajtëse dhe pritëse.

 

“Paralelisht vazhdon puna edhe për mbrojtjen lumore, ku realizimi fizik i punimeve është kryer në 95% të veprës”.

 

Aksi rrugor Elbasan-Qafë Thanë është pjesë e Korridorit VIII dhe konsiderohet një nga më të rëndësishmit në vend, rrugë e cila do të lidhë Durrës–Elbasan–Librazhd – Qafë Thanë, për të vazhduar më tej në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari.

 

Ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2027, dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm për ngushtimin e distancave me qytete dhe shtete të ndryshme, pasi ky aks lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë.

 

Fazat:

 

Faza V           2,493,781,944 lekë

 

Faza VI          2,488,938,322 Lekë

 

Faza VII         2,472,508,964 Lekë

 

Faza VIII        2,499,999,994 Lekë

 

Kjo rrugë u shërben jo vetëm banorëve të zonës midis Elbasanit dhe Korçës, por edhe turistëve vendas dhe të huaj, të cilët frekuentojnë zonën e Pogradecit dhe Korçës, si dhe shtetasve të huaj dhe vendas të cilët lëvizin në drejtim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut./Scantv

 


Më të lexuarat