Secondary Adv

Firmoset marrëveshja Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit të energjisë

Shqipëria, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

Në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri.

 

Për palën shqiptare marrëveshja u nënshkrua nga zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Nga vlerësimet paraprake, kostoja e këtij investimi pritet të jetë rreth 1 miliardë euro.

 

Përpara nënshkrimit të marrëveshjes është zhvilluar samiti global “Abu Dhabi Sustainability Week”, ku të pranishëm ishin edhe kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal në bashkëpunimin në sektorin energjetik.

 

“Dua të theksoj se partneriteti i Shqipërisë me Emiratet bashkuara Arabe është i rëndësishëm për një rajon që shumë luftëra keqkuptime, i kanë dhënë formë të shkuarës sonë. Bashkëpunimi dhe dëshira për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane duhet mbështetur me hapa konkrete. Bashkëpunimi që ka nisur mes kompanisë shtetërore KESH synon të zhvillojë deri në 3 giga vat të energjisë së ripërtëritshme.

 

Është një kontribut i rëndësishëm jo vetëm për paqen por edhe bashkëpunimin në rajon. Më lini ta përmbyll duke shprehur mirënjohnjen time edhe për dikë që sa hyri në sallë, që është kryeministrja Meloni e cila është këtu për të bekuar këtë marrëveshje mes Emirateve të Bashkuara dhe Shqipërisë”.

 

Sipas kryeministrit, prodhimi i energjisë elektrike në Shqipëri është 100% nga burime të ripërtëritshme dhe jemi pjesë e listës të vendeve evropiane kur vjen fjala për përqindjen e energjisë të përtëritshme./Scantv


Më të lexuarat