Secondary Adv

Armëpushim Hamas - Izrael pas 467 ditësh luftë, ja çfarë parashikon marrëveshja

Pas më shumë se një vit konflikti të përgjakshëm, Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi.

Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit kanë përfunduar me një marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.Në fazën e parë nga tre të planifikuara, do të lirohen gra dhe të mitur izraelitë, më pas do të lirohen ushtarët.

 

Në këmbim të 33 personave të liruar, do të lirohen mbi 1.000 të burgosur palestinezë, mes tyre të paktën 250 të cilët Izraeli i përkufizon si "terroristë me duar të përgjakura".Armëpushimi hyn në fuqi më 19 janar, deklaroi në një konferencë për shtyp kryeministri i Katarit, i cili ka ndërmjetësuar negociatat.

 

Pas më shumë se një vit konflikti të përgjakshëm, Izraeli dhe Hamasi kanë rënë dakord për një marrëveshje armëpushimi, duke ndezur shpresën për një hap të rëndësishëm drejt paqes afatgjatë në rajon.

 

Kryeministri i Katarit, ndërmjetësuesi kryesor i negociatave, njoftoi se armëpushimi do të hyjë në fuqi më 19 janar. Rrugët e Rripit të Gazës u mbushën me drita, brohoritje dhe gëzim, teksa mijëra palestinezë festonin me shpresë një të ardhme më të qetë pas lajmit historik.

 

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, ishte i pari që njoftoi arritjen e marrëveshjes përmes një postimi në rrjetin social Truth Social, duke e cilësuar atë si një fitore diplomatike të administratës së tij të ardhshme.

 

"Ekipi im i Sigurisë Kombëtare, përmes përpjekjeve të Dërguarit të Posaçëm për Lindjen e Mesme, Steve Ëitkoff, do të vazhdojë të punojë për të siguruar që Gaza të mos bëhet kurrë më një strehë e sigurt për terroristët," deklaroi Trump.

 

Gjithashtu, presidenti në detyrë, Joe Biden, tha “ky është një nga sukseset më të mëdha diplomatike të SHBA-ve:, duke e cilësuar marrëveshjen si një nga sfidat më të vështira të karrierës së tij.

 

Hamasi konfirmoi marrëveshjen duke e quajtur atë rezultat i "qëndresës palestineze", ndërsa media arabe raportoi se rrugët e Gazës u mbushën me njerëz që festonin këtë zhvillim historik. /Shqiptarja


Më të lexuarat