![Më pak humbje energjie në rrjet, ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93 për qind Më pak humbje energjie në rrjet, ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93 për qind](images/news/Më pak humbje energjie në rrjettt.jpg)
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
Tirana do të aplikojë vendosjen e pajisjeve parkimetër të cilat do të mundësojnë pagesat e parkimit të makinave.
Tirana Parking njoftoi së fundmi shpalljen e fituesit për procedurën e cila do të zbatojë fazën e parë pilot të këtij plani që është kompania ADI Profesional teks oferta është 12 milionë lekë. Në dokumentet e procedurës specifikohen elementët që duhet të kenë parkimetri si dhe lidhja e tij me serverin çka do të bëjë të mundur pagesën në disa forma përfshirë atë me karta bankare.
Parkimetri sipas specifikimeve duhet të ketë një dizajn të thjeshtë dhe të lehtë, i cili përshtatet me çdo kontekst urban. Duhet të jetë e dizenjuar që opsionalisht të zgjidhet ngjyra nga Autoriteti Kontraktor dhe të dallohet pamja midis trupit dhe panelit të përparmë.
Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një modul video. Moduli i ekranit dhe prekjes duhet të ketë një ndërfaqe e plotë për shikimin dhe futjen e komandave për të gjitha funksionet dhe operacionet e zbatuara për përdoruesit dhe punëtorët e mirëmbajtjes. Ekrani me zonën e tij vizuale 7 inç, rezolucion të lartë dhe ndriçim të lartë të dritës së prapme (rregulluar automatikisht në bazë të dritës së ambientit) duhet të garantojë shikueshmëri të plotë në të gjitha kushtet me fleksibilitet të konsiderueshëm në sasinë e informacionit që do të shfaqet.
Tek te dhënat specifkkohen edhe mënyrat e pagesës që pranon parkimetri. Së pari grupi i pranimit të monedhave. Mbledhja paraprake e depozitës së monedhës përpara konfirmimit të pagesës (të pranojë mbi 30 copë monedha).
Pagesat elektronike POS dhe RIDF janë një tjetër opsion që duhet të ketë parkimetri.
“Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një sistem pagese elektronike EMV (Europay, Mastercard, Visa) dhe NFC (Near Field Communication) i cili lejon pagesat pa kontakt” thuhet në dokument.
Parkimetri duhet të jetë i pajisur me një printer termik profesional, duhet të ketë një bateri që furnizohet nga panele fotovolatikë me energji si dhe duhet të ketë disa specifika sa i takon kasaforttës.
Në përfundim të procedurave të pagesës, pasi konfirmohet duke përdorur butonin përkatës të gjelbër, bileta e fiskalizuar e parkimit duhet të printohet me të gjitha informacionet e dobishme të cilat nisin nga logoja dhe emri i kompanisë deri tek QR Code i fiskalizimit.
Parkimetri duhet të ketë opsionet e hapura për të lejuar të menaxhohen tarifat ose pagesat përveç parkimit. Psh. në rast se duhet të jetë e nevojshme aksesi në struktura të tilla si muzetë, teatrot ose të menaxhoni hapjen e barrierave të sheshparkimeve të mbyllura, ose të lëshohet një biletë për transportin publik, parkimetri duhet të ketë opsionet për të printuar biletat e duhura, si dhe barkodin ose kodin QR dhe të lejojë pagesën nëpërmjet metodave të disponueshme (monedha, karta krediti, etj.)
/Monitor (https://monitor.al/vendosja-e-parkimetrave-ne-rruge-shpallet-fituesi-per-projektin-pilot-ne-tirane/)
Më të lexuarat
![Më pak humbje energjie në rrjet, ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93 për qind Më pak humbje energjie në rrjet, ERE: Gjatë vitit 2024 niveli arriti në 17.93 për qind](images/news/Më pak humbje energjie në rrjettt.jpg)
![Kosova ka 182 mijë banesa të pabanuara Kosova ka 182 mijë banesa të pabanuara](images/news/Kosova ka 182 mijë banesa të pabanuara.jpg)
![Marrëveshja mes Kadastrës dhe Shoqatës së Gjeodetëve, nis saktësimi i të dhënave kadastrale Marrëveshja mes Kadastrës dhe Shoqatës së Gjeodetëve, nis saktësimi i të dhënave kadastrale](images/news/Pronat, nis saktësimi i të dhënave kadastrale.jpg)
![Numri i llogarive bankare u rrit me 6.7 për qind vitin e kaluar Numri i llogarive bankare u rrit me 6.7 për qind vitin e kaluar](images/news/Numri i llogarive bankare u rrit me 6.7 per qind vitin e kaluar.jpg)
![Punësimet e të huajve, nuk do tatohen agjencitë për shtetet me marrëveshje të taksimit të dyfishtë Punësimet e të huajve, nuk do tatohen agjencitë për shtetet me marrëveshje të taksimit të dyfishtë](images/news/Punësimet e të huajve, nuk do tatohen agjencitëe.jpg)
![BE planifikon të bllokojë importet e disa produkteve ushqimore për të mbrojtur fermerët vendas BE planifikon të bllokojë importet e disa produkteve ushqimore për të mbrojtur fermerët vendas](images/news/BE planifikon bllokimin e importevee.jpg)
![Energjia diellore, rekord prodhimi në 2024, u gjenerua rreth 489 mijë mWh Energjia diellore, rekord prodhimi në 2024, u gjenerua rreth 489 mijë mWh](images/news/Energjia diellore, rekord prodhimi në 2024.jpg)
![Shtohet paraja cash, qytetarët dhe bizneset po kursejnë më pak, shkak interesat e ulëta Shtohet paraja cash, qytetarët dhe bizneset po kursejnë më pak, shkak interesat e ulëta](images/news/Shtohet paraja cash, qytetarët dhe bizneset po kursejnë më pak.jpg)
![2024, Kosova fiton terren në tregtinë me Shqipërinë 2024, Kosova fiton terren në tregtinë me Shqipërinë](images/news/2024, Kosova fiton terren në tregtinë me Shqipërinë.jpg)
![Ulet norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore Ulet norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore](images/news/Ulet norma maksimale e interesit për kreditë e vogla konsumatore.jpg)