Shpallen 5 mijë vende të lira pune në portalin e punësimit, mundësi të reja për të rinjtë
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ofron 5352 oferta punësimi për të gjithë punëkërkuesit e papunë, për të marrë një profesion të ri apo për të zgjeruar aftësitë.
Individët mund të aplikojnë si brenda ose jashtë Shqipërisë.
Nga ana tjetër, çdo subjekt apo biznes mund të regjistrohet si punëdhënës dhe të publikojnë vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.
Ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.
Aksesi në platformë realizohet duke vendosur të njëjtat kredenciale si në portalin e-Albania. Portali mundëson që fare lehtë punëkërkuesit të regjistrohen në të, duke ngarkuar e menaxhuar CV-në dhe kështu do të kenë mundësi për të përfituar nga shërbimet e portalit.
Me klikimin përmes një fjale kyçe mund të kërkoni profesionin apo punën e përshtashme apo çdo specifikë tjetër të personalizuar./Scantv