Secondary Adv

Programi i investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I, thirrje e hapur për tenderin ndërkombëtar

Njësia e projekteve të huaja në OSHEE Group, në bashkëpunim me bankën KfW, do të nisë procedurën e prokurimit ndërkombëtar për projektin “Programi i investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”.


Ky projekt i vjen në ndihmë OSHEE Group, të forcojë  strukturën organizative dhe funksionimin e tij, për të mbështetur zgjerimin dhe modernizimin e sistemit elektrik të Shqipërisë.

Kjo përpjekje trajton nevojën e vendit për infrastrukturë të përmirësuar të energjisë elektrike dhe efikasitet më të madh të energjisë, në kuadër të Programit të investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I.

Programi pritet të përfundojë 3 komponentët e tij të parë deri në fund të vitit 2026, të cilët përfshijnë modernizimin e sistemit SCADA, përmirësimet në sistemet e shpërndarjes dhe dispecimet, ndërtimin e nënstacioneve të reja dhe zgjerimin e rrjetit të tensionit të mesëm.

OSHEE Group fton të gjitha kompanitë e interesuara të marrin pjesë në tenderin ndërkombëtar për projektin “Programi i investimeve në Shpërndarjen e Energjisë I”./Scantv


Më të lexuarat