Secondary Adv

Dëmshpërmblim për të përmbyturit në Vlorë, 600 mijë euro për 354 familje

Familjet e prekura nga përmbytjet e 4 tetorit 2024 në Vlorë do të marrin dëmshpërblimet në fund të janarit.

Fondi prej 613 mln lekësh ose 600 mijë euro është dhënë nga Qeveria dhe së fundmi kaloi në Këshillin Bashkiak të Vlorës.

 

Fondi prej 613 milionë lekësh, tashmë i miratuar nga Këshilli i Bashkisë Vlorë, ka marrë edhe ligjshmërinë përfundimtare në Prefekturë. Ky fond është alokuar pas një procesi të plotë verifikimi të dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet e 4 tetorit.

 

Kreu i Emergjencave Civile në Bashkinë Vlorë, Ardian Vreshtazi, ka konfirmuar se shpërndarja e ndihmës financiare do të përfundojë brenda këtij muaji për 354 familjet e prekura nga permbytjet.

 

“U miratua fondi 613 mln lekë (600 mijë euro), nga të cilat 56 mln është fatura financiare për familjet në nevojë. Pas vlerësimit në terren u bë projektvendimi që kaloi në këshill dhe në prefekturë. Pas marrjes së ligjshmërisë, specialsitët kryen procedurat për të kaluar fondin.

 

Në fund të muajit Janar është afati kur nis ndarja e fondit. Po mbledhin dokumentet përfundimtare. Familjet e dëmtuara po sjellin numrat e llogarisë në bashki. Ky është Fondi i Kushtëzuar për familjet e dëmtuara më 4 tetor që jepet nga Qeveria”, tha Vreshtazi.

 

Përmbytjet e 4 tetorit 2024 shkaktuan dëme të mëdha në dhjetëra familje dhe biznese në zonën e Vlorës. Procesi i verifikimit dhe i miratimit të fondit u krye me kujdes për të siguruar që çdo familje të marrë mbështetjen e duhur financiare në përputhje me humbjet e shkaktuara. /Shqiptarja


Më të lexuarat