Secondary Adv

Turizëm pozitiv në nëntor, të huajt në hotele u rritën me 49.1 për qind

Shifrat e një ecurie të mirë të turizmit në muajin nëntor mbështeten edhe nga shifrat e raportuara nga strukturat akomoduese.

Shifrat e një ecurie të mirë të turizmit në muajin nëntor, që janë konfirmuar paraprakisht nga raportimi i lëvizjes së shtetasve, duket se tashmë mbështeten edhe nga shifrat e raportuara nga strukturat akomoduese.

 

INSTAT publikoi të dhënat për muajin e 11 të vitit ku rezulton se jo rezidentët në hotele janë rritur me 49.1% në raport me të njëjtin muaj të vitit paraardhës.

 

Konkretisht, numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 30,8%, në krahasim me Nëntor 2023. Numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 2,8%, kurse numri i vizitorëve jo rezidentë është rritur me 52,1%.

 

Po kështu numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 35,8%, në krahasim me Nëntor 2023. Numri i net qëndrimeve nga rezidentët është rritur me 3,3%, numri i net-qëndrimeve nga jo rezidentët është rritur me 54,7%.

 

“Gjatë muajit Nëntor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 30,8%, krahasuar me Nëntor 2023. Numri i vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 56,7%.

 

Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 53,4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 49,1%.

 

Në muajin Nëntor 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (54,8%);  sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (65,3%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (94,8%)” thuhet në publikimin e INSTAT.

 

Netë qëndrime

INSTAT raportoi se gjatë muajit Nëntor 2024, numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 35,8%, në krahasim me muajin Nëntor 2023.

 

“Numri i net qëndrimeve të vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 47,6%.

 

Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 54,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jo rezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 50,5%” thuhet në publikim.

 

Në muajin Nëntor 2024. numri më i lartë i net qëndrimeve është realizuar:  sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (56.7%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jobregdetare” (63.7%);  sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95.1%).

 

Norma neto e shfrytëzimit

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,5%. kundrejt 12,7% që ishte në muajin Nëntor 2023.

 

Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 19,8%. kundrejt 16,2% që ishte në muajin Nëntor 2023.

 

/Monitor (https://monitor.al/turizem-pozitiv-ne-nentor-te-huajt-ne-hotele-u-rriten-me-49-1/)


Më të lexuarat