Secondary Adv

Miratohet kredia shtesë prej 40.7 mln euro për projektin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë shtesë prej 40.7 mln euro për projektin e hekurudhës Tiranë - Durrës.

Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar kredinë shtesë prej 40.7 mln euro për projektin e hekurudhës Tiranë - Durrës dhe degëzimin e ri drejt aeroportit të Rinasit.

 

Huaja do merret nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndërsa do të shërbejë për ndërtimin e tetë godinave të stacioneve hekurudhore si dhe për financimin e rritjes së kostove të kontratës ekzistuese.

 

Ndërkaq, Muçaj bëri me dije se ky nuk është financimi përfundimtar për këtë linjë hekurudhore, pasi do të nevojiten fonde shtesë edhe për projektin e elektrifikimit.

 

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka akorduar edhe një kredi tjetër për këtë projekt me vlerë 36.87 mln euro dhe së bashku me kredinë e re, vlera e huasë që do të merret nga BERZH arrin në 77.57 mln euro.

 

Projekti fillestar për rehabilititmin e kësaj linje hekurudhore, përveç kredisë së BERZH bashkëfinancohet nga një grant i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në vlerën 35.44 mln euro dhe një granti të BERZH prej 1.1 mln euro.

 

Ndërkaq, qeveria ka deklaruar se është në kërkim të financimit edhe për ndërtimin e segmentit që do të risjellë stacionin e trenit në Tiranë./Scantv


Më të lexuarat