Miratohet pr/ligji: Zgjatet afati për investimet strategjike deri në 2026
Afati për investimet strategjike shtyhet deri në 31 dhjetor të vitit 2026.
Maxhoranca ka vendosur të shtyjë afatin për investimet strategjike deri në 31 dhjetor të vitit 2026 nga fundi i këtij viti që ishte limiti. Propozimi i bërë nga deputetja Pranvera Resulaj është miratuar në komisionin e veprimtarive. Kjo nismë është marrë si pasojë e interesit të subjekteve për këtë paketë ligjore.
Deri më tani investimet strategjike realizoheshin në sektorë prioritar si energjia, transporti apo turizmi ndërsa tashmë synim është zgjerimi i investimeve në të gjithë sektorët e ekonomisë. Por me propozimin e ri, investimet strategjike mund të shtrihen edhe në sektorë të tjerë, me kushtin që vlera e investimit të jetë 50 milionë euro ose më shumë.
Po ashtu në ndryshimet ligjore parashikohen mareja e masave për “Konsolidimin e tokës” me qëllim saktësimin hartografik, ripërshtatjen, riregjistrimin e pasurisë apo verifikimin kadastral.
Që prej hyrjes në fuqi të ligjit të investimeve strategjike e deri më tani janë trajtuar 108 projekte, prej të cilave: 48 kanë përfituar status strategjik, 30 projekte janë refuzuar dhe 31 projekte janë në fazë vlerësimi. /abcnews.al