Secondary Adv

Urdhri i Trump, ambasada e SHBA njofton ndërprerjen e fondeve për institucionet shqiptare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për pezullimin e fondeve amerikane pas një urdhri të presidentit Donald Trump.

Më 24 janar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së urdhëroi pezullimin e financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare, si pjesë e përpjekjeve të presidentit për të përshtatur politikat e ndihmës amerikane me objektivat e tij të politikës së jashtme.

 

Këto programe, që financohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të ndikohen nga ky vendim.

 

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, dërgoi një mesazh për ambasadat e SHBA-së në mbarë botën, duke sqaruar se ndihma ndërkombëtare do të shpërndahet vetëm në përputhje të plotë me politikën e jashtme të presidentit të Shteteve të Bashkuara.

 

Fondet ndërpriten deri ne një vendim të dytë për institucionet:

 

-Ministria e Financave, përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare

 

-Ministria e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes së Policisë dhe Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

 

-Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

 

-Ministria e Drejtësisë, përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve

 

-Ministria e Mbrojtjes

 

-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

 

-Ministria e Arsimit dhe Sportit

 

-Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

 

-Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale

 

-Ministria e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

 

-Ministria e Shtetit për Pushtetin Vendor

 

-Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

 

-Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX)

 

-Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Kundër Korrupsionit

 

-Ministria e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

 

-Parlamenti, duke përfshirë komisionet e tij

 

-Këshilli i Lartë Gjyqësor

 

-Këshilli i Lartë i Prokurorisë

 

-Gjykata Kushtetuese

 

-Gjykata e Lartë

 

-Të gjitha gjykatat, përfshirë gjykatat e apelit, gjykatat administrative të apelit dhe gjykatat e shkallës së parë

 

-Struktura e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë Speciale dhe Byronë Kombëtare të Hetimit

 

-Gjykata e Shkallës së Parë të Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

 

-Gjykata e Posaçme e Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

 

-Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm

 

-Inspektori i Lartë i Drejtësisë

 

-Komisioni i Pavarur i Kualifikimeve, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit dhe Dhoma e Posaçme e Apelimit

 

-Autoriteti Kombëtar i Sigurisë Kibernetike (AKSK)

 

-Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit (AKSHI)

 

-Ministria e Shtetit dhe Zyra e Kryenegociatorit

 

-Agjencia Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC)

 

-Të gjitha pushtetet komunale

 

Urdhri ekzekutiv kërkon një pezullim 90-ditor të ndihmës zhvillimore ndërkombëtare të SHBA-së për të vlerësuar efikasitetin dhe “përputhshmërinë me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”.

 

Ky urdhër i prek shpërndarjet e reja të fondeve për vendet e huaja, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare dhe kontraktorët, deri në përfundimin e rishikimeve të programeve./A2 CNN


Më të lexuarat