Secondary Adv

FMN: Niveli ekuilibër i normës bazë të interesit mund të jetë midis 3.5 - 3.7 për qind

Norma neutrale ose ekuilibër vlerësohet ai nivel ku normat e interesit nuk e ndikojnë në ulje apo në rritje lëvizjen e inflacionit në ekonomi.

Sipas një vlerësimi të ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), norma aktuale neutrale e interesit për Shqipërinë është në nivelin 0.6%, nga një nivel mesatar prej -0.3% që kishte qenë në periudhën 2008-2024.

 

Norma neutrale ose ekuilibër vlerësohet ai nivel ku normat e interesit nuk e ndikojnë në ulje apo në rritje lëvizjen e inflacionit në ekonomi.

 

Megjithatë, duke pasur parasysh se Banka e Shqipërisë ka një objektiv inflacioni prej 3%, atëherë një nivel neutral i normës bazë të interesit mund të vlerësohet pranë nivelit të 3.6%. Kjo nënkupton se aktualisht politika monetare e Bankës së Shqipërisë ndodhet në territor stimulues.

 

Norma bazë e interesit aktualisht është në nivelin 2.75%, pas dy uljeve të aplikuar përkatësisht në korrik dhe nëntor të vitit të kaluar.

 

Inflacioni e mbylli vitin e kaluar në nivelin 2.1%, në rënie për të dytin vit radhazi.

 

Megjithatë, në muajt e fundit ka disa sinjale të para të rritjes të elementëve më të qëndrueshëm të inflacionit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, inflacioni bazë për dhjetorin arriti në 2.5%, nga 2.34% që kishte për nëntorin.

 

Niveli i dhjetorit ishte njëkohësisht më i larti që prej muajit mars 2024. Inflacioni bazë llogaritet nga Banka e Shqipërisë për një grup mallrash dhe shërbimesh që zënë 69% të peshës në shportën e përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit.

 

Ai përjashton ato produkte që zakonisht kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i llogaritjes së inflacionit bazë është të vëzhgojë, kryesisht në afatmesëm dhe afatgjatë, tendencat më të qëndrueshme të çmimeve.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë, ndikimi kryesor në rritjen e inflacionit bazë në muajt e fundit janë ushtruar shumë prej rritjes së çmimeve të bizneseve.

 

Banka e Shqipërisë parashikon një rritje të inflacionit pranë objektivit për vitin 2025, pas rënies së tij në pjesën e parë të vitit të kaluar, kryesisht nga efektet e ofertës dhe kursit të këmbimit, ndërsa në afatmesëm ai mendohet të ketë një kursin e këmbimit të kontrolluar. Pas mbledhjes së dhjetorit 2024, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë u shpreh se kushtet monetare aktuale janë të përshtatshme për rikthimin e inflacionit në objektivin e synuar.

 

Megjithatë, në rast se forimi i lartë i kursit të këmbimit do të frenohët dhe inflacioni do të lëvizë drejt objektivit prej 3%, atëherë norma bazë e interesit do të lëvizë drejt nivelit ekuilibër, që sipas vlerësimeve të FMN-së, është në intervalin midis 3.5% dhe 3.75%.

 

/Monitor (https://monitor.al/vleresimi-i-fmn-niveli-ekuiliber-i-normes-baze-mund-te-jete-midis-3-5-dhe-3-75/)


Më të lexuarat