Pas Kroacisë, nis bojkoti ndaj marketeve në vendet e rajonit, shkak çmimet e larta
Ballkani po bojkoton blerjet ne markete per shkak te çmimeve te larta, madje disa here me te shtrenjta se çmimet e tyre ne vendet e Bashkimit Europian.
Kjo eshte nisma me e fundit e konsumatoreve qe ka nisur nga Kroacia me date 24 janar, ku u shenua menjehere nje renie me 50 perqind e xhiros ditore.
Thirrjes per bojkot, te shperndare pergjithesisht ne rrjetet sociale i jane pergjigjur edhe vende si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina dhe Sllovenia.
Fasha me e prekur e shoqerise nga çmimet e larta mendohet se jane pensionistet, qe e kane mbeshtetur ne mase kete iniciative, ndersa çmimet me te larta shenjohen ne produktet e shportez si vaji apo sheqeri, por edhe qumeshti dhe produktet e mishit.
Ne Maqedonine e Veriut edhe qeveria e perkrahe kete iniciative.
Kryeministri Hristijan Mickoski, paralajmëroi më 29 janar kontrolle të rrepta dhe sanksione për supermarketet që shkelin Ligjin për çmimet e produkteve, duke i tregtuar ato me shume se norma.
Ne Mal te Zi, Shumë qytetarë, organizata joqeveritare dhe të punës në Mal të Zi bënë thirrje për bojkotimin e qendrave të mëdha tregtare.
Ndër të parët që mbështetën këtë aksion në Mal të Zi, ishte kryeministri Millojko Spajiq.
Në Mal të Zi, inflacioni nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte 30.5 për qind, ndërsa çmimet e ushqimeve u rritën deri në 41 për qind, sipas të dhënave nga Enti i Statistikave në këtë vend.
Pas aksionit të suksesshëm në Kroaci, edhe në Bosnje e Hercegovinë janë shpërndarë thirrje nëpër rrjetet sociale për bojkotimin e dyqaneve, pikave të karburantit, kafeneve dhe restoranteve. Aksioni pritet të zgjasë deri më 2 shkurt. /abcnews