
Aplikacioni kinez DeepSeek trazon gjigantët e teknologjisë, tejkalon ChatGPT
Një aplikacion i ri kinez i quajtur Deep Seek prej disa ditësh ka marrë vëmendjen e të gjithë botës duke tronditur themelet e tregut global të teknologjisë.
Bëhet fjalë për një model të inteligjencës artificiale, i ngjashëm me Chat Gpt por që ofrohet falas.
Vetëm brenda pak ditësh, Deep Seek ka fituar një popullaritet të madh duke u listuar në krye të shkarkimeve të Apple Store dhe ka tronditur tregjet duke fundosur disa aksione të teknologjisë në botë. Prodhuesit thanë se e kanë krijuar atë me kosto shumë të ulët. Ata pretendojnë se krijimi i Deep Seek ka kushtuar 6 milionë dollarë, një kosto shumë herë më e vogël krahasuar me miliardat e shpenzuara nga kompanitë e inteligjencës artificiale në Amerikë.
Këtë javë, Deep Seek ka çuar në një rënie të thellë të aksioneve të Nividia dhe gjigandëve të tjerë teknologjisë në botë. Nividia humbi rreth 600 miliardë dollarë në kapitalizimin e tregut, rënia më e madhe njëditore në historinë e tregut të aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kompani të energjisë bërthamore ndërkohë si Vistra dhe Constellation janë në rënie të lirë, me investitorët që po rimendojnë rolin e inteligjencës artificiale në të ardhmen. Edhe aksionet e Vertis Holding, ccelësi kycc për ndërtimin e qendrave të të dhënave për inteligjencën artificiale ranë me gati 30%.
Skepticizmi mes ekspertëve mbetet e madh pasi sipas tyre Deep Seek është më I shpejtë për të përpunuar proceset, por mund të jetë më pak i saktë. Ofrimi falas për përdoruesit sipas ekspertëve do ta bëjë inteligjencën artificiale më efikase dhe më të aksesueshme duke parë një rritje të përodrimit të saj.
Ndikimi i Deep Seek duket se shtrihet përtej teknologjisë dhe mund të formësojë sektorë të tjerë. Këtu përfshihen zinxhirët e prodhimit dhe furnizimit, tregjet financiare dhe investimet pasi investitorët tashmë po riformësojnë strategjitë e tyre, por edhe zhvillimi I fuqisë punëtore.
Me ofrimin e platformave të tilla që bëhen më të aksesueshme, institucionet arsimore dhe qendrat e trajnimit duhet të përshtaten dhe të aftësojnë njerëzit që të kontribuojnë në rritjen e inteligjencës artificiale.
Eksperti për teknologjinë Tomi Kallanxhi tha për “Money Report” se ky aplikacion është i njëjtë me ChatGPT, vetëm se ofrohet falas. Sipas tij, BE dhe SHBA pritet ta bllokojnë këtë aplikacion, pasi ndryshe nga ChatGPT, DeepSeek ruan të dhënat, të cilat mund të përdoren nga Kina.
Ai apeloi gjithashtu që edhe shteti shqiptar të veprojë si Italia, që e bllokoi brenda 48 orësh.
“Nuk ka transparencë në aplikacionin DeepSeek. Nuk dihen ku janë data center e këtij app-i. Dihen disa lajme që në shumicën e rasteve janë fake se shteti kinez nuk tregon shumë gjëra. Besoj se BE dhe SHBA do të reagojnë për të marrë masa dhe ta bllokojnë për të mos rënë prapë në pre si me TikTok, që u bë një nga aplikacionet më të shkarkuara, edhe pse DeepSeek është app më i shkarkuar sot për sot në planet sepse është falas. App-e si DeepSeek janë mjete që financohen nga shteti kinez për shërbime informative kineze.
Ruan të dhënat por një gjë të tillë ChatGPT s’e bën. Nuk i ruan të dhënat në serverat e tij. Por problematika e këtyre të dhënave është se shkojnë në Kinë dhe nuk e dimë se për çfarë mund të përdoren.
Agjencia e të dhënave personale në BE dhe SHBA duhet të reagojnë, pse jo dhe agjencia e shtetit shqiptar, siç bëri ajo e shtetit italian që e bllokoi DeepSeek menjëherë pas 48 orësh në të gjithë territorin italian. Kompanitë perëndimore nuk duhet ta përdorin duke qenë se është aplikacion kinez dhe bie në kontradita me të dhëna personale”, tha eksperti. /abcnews.al
Më të lexuarat








