Secondary Adv

Integrimi në tregun e punës dhe programi i përfitimit, subvencionim me 6 paga dhe 12 muaj kontribute

Ministri Blendi Gonxhja njofton për Programin e Punësimit njëvjeçar, që synon të lidhë individët e papunë me kërkesën e punëdhënësve përmes subvencionimeve.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja përmes një njoftimi në rrjete sociale bën të ditur Programin e Punësimit, një program 1 vjeçar i cili synon të përshtasë nevojat e individëve të papunë me kërkesën e punëdhënësit duke i subvencionuar ato.

Për të punësuar punëkërkuesit të cilët synojnë të integrohen në tregun e punës apo synojnë të gjejnë një pozicion që i përshtatet profilit të tyre, punëdhënësi subvencionohet me financim deri në 6 paga dhe 12 muaj të kontributeve shoqërore e shëndetësore.

Por si funksionon Programi i Punësimit?

Ministri Gonxhja, bën të ditur se për t’u ardhur në ndihmë personave që kanë vështirësi dhe pengesa të tjera për të filluar një punë, ky program ofron subvencionim për shpenzimet e transportit dhe ndjekjen e çerdhes ose kopshtit të fëmijëve në ngarkim. Ndërsa, për personat me aftësi të kufizuar programi subvencionon edhe përshtatjen e vendit të punës.

Subjektet apo punëdhënësit mund të aplikojnë si biznes në e- Albania në shërbimin “Aplikim për programe të nxitjes së punësimit “, për të përfituar nga ky program. Ndërkohë individët mund të aplikojnë si punëkërkues në e-Albania në shërbimin “Aplikim si punëkërkues”.

Programi i punësimit synon të lehtësojë integrimin e personave të papunë në tregun e punës, duke krijuar një lidhje mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve përmes subvencionimit të pagave dhe kontributeve./Scantv


Më të lexuarat