Rivleresimi i pronave, rritet interesi per aplikime nga individet
Si noterët, ashtu edhe drejtuesit e agjencive të pasurive të paluajtshme po konstatojnë rritje të interesimit për të përfituar nga ligji për rivlerësimin që hyri në fuqi pak kohë më parë.
Agjentët imobiliarë thonë se janë individët ata të cilët po shprehin më shumë interes, kryesisht për banesat dhe më pak për rivlerësimin e tokave.Edhe drejtuesja e Dhomës Kombëtare të Noterisë, Mimoza Sadushi thotë se pranë zyrave të tyre ka interes të shtuar për aplikimet për t’i dhënë vlerën reale pronës së shitur dhe kjo është një sinjal pozitiv.Drejtuesit e Shoqatës Kombëtare të Ndërmjetësve të Pasurive të Patundshme të Shqipërisë thonë se ky është një proces i cili më tepër shkon në interes të individëve.
Sipas tyre aktualisht të interesuarit po realizojnë aplikimet për të përfituar nga ky ligj dhe me pas njihen me detyrimet që duhet të paguajnë.Tatimi 2% ( për individët) dhe 3% ( për bizneset) kundrejt atij 15% pritet të fusë në treg të gjitha ato prona që duan të kenë vlerë tregu. I gjithë procesi pritet që zgjasë deri në fund të muajit shkurt të vitit 2017.
Nëse individët do të zgjedhin për t’iu drejtuar zyrave të ZVRPP-së, do të pagusjnë një tarifë shërbimi prej 700 lekë.Rivlerësimi do të bëhet me çmimet minimale fiskale që janë në fuqi në momentin e kryerjes së procesit të rivlerësimit.Në këtë rast, baza e tatueshme, llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë së aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi.
E njëtja formulë do të ndiqet edhe në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje.Ekspertët thonë se është e rëndësishme të kuptohet qartë se, ky ligj nuk shmang tatimin prej 15% të vlerës së trasaksionit të vendosur midis blerësit dhe shitësit, por nëpermjet tij ky tatim 15% mund të zvogëlohet.
Të dhënat e Numbeo-s i cili ofron statistika, tregojnë se Shqipëria ka një indeks të lartë sa i përket çmimeve të pasurive të paluajtshme kundrejt të ardhurave mesatare të familjeve. Raporti e klasifikon Shqipërinë ( e cila përfaqësohet nga Tirana) në vendin e 26-të me indeks 19.16. Ky indeks bazohet në aftësinë e blerjes së apartamenteve ( sa më i ulët aq më mirë. Zakonisht llogaritet si normë e çmimeve mesatare të blerjes së apartamenteve kundrejt normës se të ardhurave mesatare për familje.
Në këtë renditje Shqipëria renditet pas qytetit Minsk në Bjellorusi, ndërsa është përpara Baku në Azerbajxhan. Nëse krahasimi orientohet ngushtësisht mes shteteve të Europës Juglindore, atëherë, për nga indeksi Shqipëria renditet në vend të tretë, duke lënë pas qytete si Splii në Koaci, Shkupi në Maqedoni, Firence në Itali, Podgorica në Mal të Zi, etj.Indeksin më të lartë ( 40.98) e ka qyteti Shenzhen në Kinë dhe më të ulëtin Memfis në SHBA ( 1.48).