Secondary Adv

Nga rritja e konkurrueshmërisë dhe produktet e reja, tre skema mbështetjeje të AIDA për biznesin

Bizneset e vogla dhe të mesme mund të aplikojnë deri më 28 shkurt për të përfituar nga fondet e shtetit përmes skemave të AIDA.

Deri në fund të shkurtit (28 shkurt) biznese të kateogrizuara si ndërmarrje të mesme ose të vogla mund të aplikojnë për të përfituar nga fondet që mundësohen përmes buxhetit të shtetit në një nga skemat e Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve.

 

Kjo e fundit njoftoi së fundmi se çfarë përfaqëson secila prej skemave, çfarë mund të përfitohet dhe cilat janë objektivat për zbatimin e kësaj politike.

 

“Kjo thirrje mbështet zhvillimin e NMVM-ve duke synuar rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve, zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve, inovacionin/rinovimin e teknologjisë, zhvillimin e artizanatit si dhe mbështetjen e grave sipërmarrëse me qëllim nxitjen drejt eksportit dhe forcimin e aftësive të tyre lidhur me shërbimet dhe produktet për një treg të qëndrueshëm.

 

Kjo thirrje synon mbështetjen e NMVM-ve që e ushtrojnë veprimtarinë e tyre brenda territorit të vendit”, nënnvizon AIDA.

 

Por cilat janë specifikat për secilën prej skemave :

 

SKEMA 1:  MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KORRENTE

 

– Vlera e financimit deri në 2.500.000 lekë

– Mbulimi i kostove 100%

 

Kostot e mbulueshme:

 

– Certifikim i standardeve të prodhimit/shërbimit (përfshirë konsulencën përkatëse në fazën përgatitore);

– Përmirësim i produktit përmes etiketimit, ambalazhimit;

– Trajnime të stafit të ndërmarrjes për rritje kapacitetesh në fusha të tilla si: menaxhimi i teknologjive digjitale/inovatore, rrjetet e prokurimit, shërbime marketingu, zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës së biznesit, sisteme të reja logjistike softëerike apo pajisje të reja, etj, dhe pajisje me certifikatat përkatëse nga subjekte të licencuara për trajnime;

– Pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare me stenda të gatshme;

– Krijimi i aplikacioneve apo platformave në funksion të zhvillimit të proceseve lidhur me tregtinë elektronike/e-commerce, produkteve të reja dhe/ose shërbimeve, për të përmbushur kërkesat e industrisë së tregut në vend dhe rajon për të përmirësuar biznesin, sistemet logjistike etj;

– Përgatitja e materialeve promovuese si: banera, fletëpalosje, katalogë, broshura për përmirësim të imazhit të NMVM-ve (jo më shumë se 20% e kostos totale të projektit).

 

SKEMA 2MBËSHTETJE FINANCIARE PËR SHPENZIME KAPITALE

 

2.1. PROJEKTE PËR KONKURRUESHMËRINË

 

– Vlera e financimit deri në 1,500,000 lekë

– Mbulimi i kostove 100%

 

Kostot e mbulueshme:

 

– Blerje makinerive që ndikojnë në rritjen e prodhimit dhe përmirësimin e cilësisë së produktit

 

2.2. PROJEKTE PËR ARTIZANATIN

 

– Vlera e financimit deri në 1.000,000 lekë

– Mbulimi i kostove 100%

 

Kostot e mbulueshme:

 

– Blerje makinerive tradicionale dhe/ose teknologjike për të përmirësuar kushtet e punës për biznesin

– Blerje e aplikacioneve dhe/ose programeve të e-commerce / Monitor (https://monitor.al/nga-rritja-e-konkurrueshmerise-dhe-produktet-e-reja-tre-skema-mbeshtetjeje-te-aida-per-biznesin/)


Më të lexuarat