15.5 mld lekë investime për mirëmbajtjen e akseve kryesore rrugore, ARRSH njofton nisjen e punimeve
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar sot se ka nisur punën për mirëmbajtjen e disa prej akseve rrugore kryesore në vend.
Sipas ARRSH-së, mirëmbajtja e këtyre akseve do të rrisë sigurinë e lëvizjes së mjeteve në rrugë.
Më konkretisht:
- Në autostradën Tiranë-Durrës, ARRSH bën të ditur se ka filluar aksioni për pastrimin e trafikndarëseve dhe rrugës nga mbeturinat.
-Në bypass-in e Fierit po bëhet pastrim i rrugës nga inertet, ndërsa në Levan-Vlorë po bëhet skarifikimi i bankinës.
-Në Levan – Dames po bëhet riparimi i rrugës me asfalt.
-Në akset Tiranë – Elbasan, Elbasan – Rrogozhinë po bëhet riparimi i bankinave mbrojtëse.
-Në akset Lezhë-Shkodër – Hani i Hotit, Ura e Bunës – Muriqan po punohet për riparimin e sinjalistikës së dëmtuar, pastrimin e kunetave e kanaleve.
-Ndërsa në Pukë – Fushë-Arrëz – Kalimash po punohet për pastrimin e gurëve e inerteve.
Rrjeti Rrugor Kombëtar përbëhet nga rreth 3600 km rrugë, nga të cilat 1358 janë rrugë primare dhe 2235 janë rrugë sekondare.
Mirëmbajtja synon të parandalohet degradimi i rrugëve, siç është nivelimi, drenazhimet, rimbushjet, mbishtresat me asfalto-beton, etj.
Për vitin 2025 nga buxheti i shtetit është planifikuar një fond prej 18,53 miliardë lekë për ndërtim dhe sistemim rrugësh./Scantv
Më të lexuarat