Secondary Adv

Kreditimi i sektorit të turizmit u rrit me 17 për qind në vitin 2024

Sipas të dhënave të fundit, kreditimi për sektorin e turizmit ka shfaqur një rritje të shpejtë. 

Turizmi vitet e fundit është kthyer në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare, duke kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës.

 

Bankat kanë dhënë ndjeshëm më shumë hua për tregtinë dhe turizmin gjatë vitit 2024, duke reflektuar një interes të shtuar për zhvillimin e këtij sektori.  Vlen të thksohet se kjo rritje është e lidhur ngushtë me zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe rritjen e kërkesës për shërbime turistike.

 

Sipas të dhënave, portofoli i huasë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën e 44 miliardë lekëve në fund të vitit 2024 ose rreth 445 milionë euro. Krahasuar me një vit më parë rezulton se portofoli i kredisë është zgjeruar me 17%.

 

‘Scan Intel’ ka marrë në analizë edhe treguesin e huave të reja të disbursuara përgjatë vitit 2024 nga ku shohim se kredia për sektorin e turizmit ka prekur rekord. Huaja e re vlerësohet në 12.8 miliardë lekë, ose rreth 26% më e lartë se në vitin 2024, kur vlerësohej në 10.2 miliardë lekë.

 

Pra, të dhënat reflektojnë një kërkesë të lartë për financim nga sektori i turizmit, kushtet e favorshme të financimit, si dhe gatishmërinë e bankave për të përmbushur këtë kërkesë.

 

Turizmi është një nga sektorët kryesorë që vijon të kontribuojë në rritjen ekonomike dhe premton të jetë shtylla kryesore e rritjes ekonomike edhe në vijim. Theksojmë se në vitin 2024 Shqipërinë e vizituan më shumë se 11 milionë shtetas të huaj me një rritje nga viti i kaluar prej 15%. /Scan tv


Më të lexuarat