Secondary Adv

Sot protesta e PD, Policia e Shtetit publikon masat, ja rrugët ku do të bllokohet qarkullimi

PD do të zhvillojë një protestë ditën e sotme nga ora 17:00 deri në orën 20:00 para Kryeministrisë, ndërsa skenari që do të ndiqet ende nuk është zbuluar.

Për të siguruar mbarëvajtjen e protestës, Policia e Shteti ka zbuluar planin e masave që janë marr si edhe rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

 

Partia Demokratike do të zhvillojë protestë ditën e sotme nga ora 17:00 deri në orën 20:00 para Kryeministrisë.

 

Teksa ndodhet në zjarrin e debateve të brendshme për Primaret, listat e mbyllura të deputetëve dhe me kreun e saj nën akuzë prej më shumë se një viti nga SPAK për korrupsion në aferën “Partizani”, PD është e paqartë edhe për protestën e sotme, pasi nuk ka zbuluar ende skenarin.

 

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka zbuluar planin e masave që janë marr si edhe rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve.

 

Rrugët ku do të kufizohet lëvizja:

 

-Nga ora 10:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;   

 

-Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.  

 

-Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. 

 

-Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

 

Lidhur me protestën e sotme, në një konferencë për gazetarët dje (7 Shkurt), Sali Berisha nuk bëri me dije skenarin që do të ndiqet, ndërsa tha se kjo protestë do të jetë një demonstrim i fuqishëm në shesh.

 

"Kjo nuk është protesta e parë. Kam qenë edhe në të tjera, por kjo është e veçantë. Kjo është një protestë tjetër, është një protestë në shesh. Ato ishin protesta me veprime. Skenari do shpallet plotësisht ditën e protestës, se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona", tha Berisha. /Shqiptarja


Më të lexuarat