Secondary Adv

BE do te jape 24 milion euro per Shqiperine per 3 vitet e ardhshme

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Bashkimit Europian znj.Romana Vlahutin. Në takim Dervishaj e njohu ambasadoren për hapat që Ministria ka ndërmarrë për Procesin e  Berlinit, dhe reformën në sektorin e Ujësjellës Kanalizime.


Ambasadorja Vlahutin dhe Ministri Dervishaj, theksuan rëndësinë e prioritarizimit të projekteve të transportit dhe infrastrukturës, ku duhen bërë më shumë përpjekje për të përafruar legjislacionin shqiptar me aquis e transportit të BE-së, në kuadër të Agjendës Rajonale të Ndërlidhjes së procesit të Berlinit.
Zoti Dervishaj tha se Ministria e Transportit do të vazhdojë angazhimin për projektet e investimeve, ashtu edhe për Masat të Buta, të cilat tashmë janë detyrim i Samitit të Parisit.Ministri tha se modeli i aplikuar me sukses Malin e Zi në  pikën kufitare të Muriqanit (One Stop Shop), duhet të shërbejë si model edhe me vendet e tjera të rajonit.


Vlerësimi i Shqipërisë në kuadër të procesit të Berlinit/Axhenda e Ndërlidhjes, dha rezultat konkret me mbështetjen për financim nga BE-BERZH të projektit për linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës, tha zoti Dervishaj.Ministri Dervishaj u ndal edhe te prioritetet e MTI-së, që lidhen me përfundimin e disa akseve të rëndësishme kombëtare dhe rritjen e sigurisë rrugore, ku një projekt i rëndësishëm pritet të fillojë së shpejti në bashkëpunim edhe me Bankën Botërore, me vlerë 140 ml dollarë për 5 vitet e ardhshme.


Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin, tha se Unioni do të vazhdojë me mbështetjen ndaj Qeverisë, për të përmirësuar sigurinë rrugore dhe sektorin e Ujësjellës Kanalizimeve. Zonja Vlahutin tha se është me rëndësi garantimi i këtyre elementëve, për tu ofruar shërbime më të mira qytetarëve dhe afruar investitorët e huaj.Ambasadorja Vlahutin tha më tej se BE-ja, do të ofrojë ndihmë konkrete duke alokuar një fond prej 24 milion eurosh për Shqipërinë, për 3 vitet e ardhshme./Gazeta Shqip


Më të lexuarat