Secondary Adv

Ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, BERZH shtyn afatin e pranimit të ofertave nga kompanitë

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka shtyrë afatin e pranimit të ofertave për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit.


Tenderi u hap në muajin dhjetor dhe sipas afateve kompanitë e interesuara do të mund të dorëzonin ofertat deri në datën 24 janar 2025. Por, sipas përditësimit në faqen e BERZH tashmë ofertat do të pranohen deri në datën 24 shkurt 2025.

Kjo është fazë parakualifikimi, çka do të thotë se kompanitë që do të kalojnë fazën e parë do të ftohen në një fazë të dytë, deri në përzgjedhjen e kompanisë që do të zbatojë punimet.

Me përmbylljen e procedurave tenderuese dhe lidhjes së kontratës, i hapet rruga zbatimit të punimeve për një nga projektet më të rëndësishme hekurudhore në vend.

Sikurse është bërë e ditur më herët punimet kryesore do të përfshijë modernizimin e rreth 120 km rrugë të përhershme midis Vorës dhe Hanit të Hotit për të arritur shpejtësi maksimale operimi 100–120 km/orë.

Kosto totale për rehabilitimin e linjës hekurudhore që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi është 368 milionë euro dhe bashkëfinancohet me kredi të dhëna nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një granti të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare që do të mbulojë koston e çdo zhvendosjeje të tokës, risistemimin, dhe taksat e nevojshme për të finalizuar projektin./Scantv


Më të lexuarat