Secondary Adv

Dezeen: Ndërtesat e pazakonta të Tiranës, 8 qiejgërvishës do t'i shtohen kryeqytetit

Horizonti i kryeqytetit shqiptar do të tronditet nga tetë ndërtesa shumë të veçanta dhe disa prej tyre tashmë janë drejt përfundimit.

Platforma e njohur Time Out, së fundmi e ka përzgjedhur Tiranën një nga vendpushimet më të mira në Europë për vitin 2025, si dhe e renditi në listën e qyteteve më ekonomike në Europë, por kryeqyteti vlen të përmendet edhe për diçka tjetër: ndërtesat e larta të shumta.

 

Revista e njohur e arkitekturës Dezeen ka raportuar se tetë qiejgërvishës të rinj janë planifikuar ose po ndërtohen aktualisht në të gjithë qytetin: nga një hartë abstrakte e Shqipërisë deri te fytyra e heroit kombëtar Skënderbeut, janë përfshirë në këto dizajne ambicioze.

 

Studio holandeze e projektimit MVRDV është përgjegjëse për dy nga projektet, i pari prej të cilëve është ndërtesa Skënderbeu.

 

Tashmë është drejt përfundimit dhe është një ‘skulpturë figurative’ e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Downtown One, Foto: MVRDV

 

Tjetra është Downtown One, që do të jetë ndërtesa më e lartë në Shqipëri kur të hapet në fund të këtij viti.

 

“Dhjetë vjet më parë ishte vendi më i varfër në Europë. Tani është një vend me energji dhe ambicie, që punon drejt përmirësimeve të mëdha ekonomike”, tha Winy Maas, partner themelues i MVRDV, “Ne duam ta shprehim këtë me ndërtesën tonë”.

Hora Vertikale, Foto: Plomp

 

Studio portugeze OODA ka gjithashtu dy projekte: Hora Vertikale, 13 kube njëri mbi tjetrin, ku secili përmban shtatë kate apartamentesh dhe Bond Tower, një qiellgërvishës që duket më shumë si dy ndërtesa të veçanta, që i largohen njëra-tjetrës.

Bond Tower, Foto: Plomp

 

Më pas është Rruga Adem Jashari, e cila, pasi të përfundojë, do t’ia kalojë Downtown One, duke u bërë ndërtesa më e lartë në Shqipëri, ndërsa një ndërtesë e quajtur Puzzle Tirana bashkon forma abstrakte dhe gjelbërimin, si një mënyrë për të ‘bashkuar urbanen dhe ruralen’.

Rruga Adem Jashari, Foto: Olgiati

 

Pylli Vertikal i Tiranës është një projekt i fokusuar në gjelbërim dhe natyrë, me 3200 shkurre dhe 145 pemë që bashkëjetojnë me 105 apartamente.

 

Së fundmi, Bulevardi i Ri do të jetë një ndërtesë me shumë përdorime dhe ndërtesa dhe është planifikuar si pjesë e një lagje të re kulturore në veri të Tiranës.

 

/Dezeen, Time Out, Shqip.al

/Monitor (https://monitor.al/ndertesat-e-pazakonta-te-tiranes/)


Më të lexuarat