Secondary Adv

Nga Frashëri në Konispol e Dropull, lidhet kontrata 1.25 mln euro për mobilim urban nga FSHZH

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi një program me disa faza që synon ndërhyrje në bashki të ndryshme të vendit.

Një program me disa faza që synon ndërhyrje në bashki të ndryshme të vendit duke përmirësuar sipas nevojës infrastrukturën, ndriçimin apo edhe aspekte rekreative të tyre parashikon ndërhyrje konkrete në disa zona.

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se brenda një marrëveshjeje kuadër me vlerë 1.25 milionë euro, kontrata e parë e lidhur me një vlerë 174 mijë euro pa TVSH ka në objektiv disa ndërhyrje.

 

Këto të fundit janë parashikuar në bashki të ndryshme nga Lushnja, në Konispol, Patos, Dropull e Përmet ku një pjesë e mirë janë edhe destinacione turistike.

 

Por cilat janë në fakt ndërhyrjet konkrete në këtë kontratë të parë?

 

Sipas detajimit të bërë nga ana e FSHZH ndërhyrjet synojnë:

 

“Mbështetje me furnizim materiale mobilim urban për: “Sistemimi i lulishtes pranë ish-çerdhes në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, ndërhyrje rigjeneruese e lulishtes në fshatin Karbunarë e Vogël, si dhe lulishte pranë rrugës Lasgush Poradeci”, Bashkia Lushnje”;.

 

Një tjetër ndërhyrje është “Ndërtim peisazh biçikletash dhe kalim këmbësoresh në fshatin SUK”, Bashkia Rroskovec”.

 

Rehabilitimi i përroit “Lagja e Re”, Bashkia Patos;

 

Mbështetje me materiale e lëndë të parë pune për projektet ne NJ.A.Petran,Nj.A. Piskove, Nj.A. Frashër dhe Qyteti Përmet”, Bashkia Permet.

 

Rikonstruksioni i rrugës së brendshme Çiflik”, Bashkia Konispol.

 

Punime për përmirësimin e infrastrukturës në qytetin Ballsh dhe fshatrat përreth, duke përfshirë riparimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimeve, mobilimin urban, ndriçimin e rrugëve, si dhe shtimin e rrugëve me beton, veprave të artit dhe ndërtimin e trotuareve, Bashkia Mallakastër.

 

Së fundmi ndriçim dhe gjelbërim i rrugës Terihat-Sofratikë, ndriçimi i rrugës hyrëse në fshatin Haskovë, si dhe sistemimi i shesheve në katër fshatra turistike, Bashkia Dropull.

 

/Monitor (https://monitor.al/mobilimi-urban-nga-frasheri-ne-konispol-e-dropull-nderhyrjet-ne-kontraten-1-25-mln-euro-te-fshzh/)


Më të lexuarat