
Kriza e eskporteve vijon edhe në janar, rritja 5,9 për qind nga nafta
Eksportet shënuan rënie në të gjitha grupet gjatë janarit 2025.
Eksportet shënuan renie në të gjitha grupet për janarin 2025 në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, perveç naftës e cila ndikoi në rritjen e përgjithshme të eksporteve në vlerë prej 5.9%.
Cilat sektorë ndikuan në rritjen e eksporteve?
Sipas Instat në Janar 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me 4,9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke u rritur me 21,7%, në krahasim me Dhjetor 2024.
Importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 0,1%, në krahasim me një vit më parë dhe duke u ulur me 23,5%, në krahasim me Dhjetor 2024. Defiçiti tregtar i këtij muaji është 29 mld lekë, duke u ulur me 4,5%, krahasuar me Janar 2024 dhe duke u ulur me 45,4%, në krahasim me Dhjetor 2024.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:
Gjatë muajit Janar 2025, në rritjen e eksporteve prej 4,9%, kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +13,0 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +0,5 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +0,3 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -5,6 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me -2,3 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me -1,1 pikë përqindje etj.
Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:
Gjatë muajit Janar 2025, në rritjen e importeve prej 0,1%, krahasuar me Janar 2024, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +1,67 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me +1,65 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,99 pikë përqindje. Ndërsa negativisht kanë ndikuar grupet:
“Materiale ndërtimi dhe metale” me -3,3 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me -0,8 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikujt prej tyre“ me -0,14 pikë përqindje.
Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere
Në muajin Janar 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janar 2024 janë: Kosova (91,6%), Greqia (2,0%), Spanja (86,0%), etj. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (17,7%), Gjermania (1,6%), Turqia (43,1%), etj.
Në muajin Janar 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe te importeve, janë: Italia (5,9%), Kina (45,4%), Greqia (2,1%), etj. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe në krahasim me Janar 2024 janë: Turqia (9,1%), Gjermania (2,0%), SHBA (55,5%), etj.
Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 56,9%, të gjithë tregtisë. Në Janar 2025, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 68,2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51,1% të importeve gjithsej.
Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (27,2%), Kina (9,9%), Greqia (7,7%), Kosova (7,0%).
/Monitor (https://monitor.al/kriza-eskporteve-vijon-edhe-ne-janar-rritja-49-nga-nafta/)
Më të lexuarat








