
Turizmi gjithëvjetor, netqëndrimet e të huajve u rritën 26 per qind në dhjetor
Shqipëria nuk është interesante për turistët vetëm në verë, por gjatë gjithë vitit.
Të dhënat e INSTAT për strukturat akomoduese bëjnë të ditur se në dhjetor, vizitorët e huaj u rritën me 21% me bazë vjetore, ndërsa net-qëndrimet me gati 26%. Më i dobët ka rezultuar turizmi i brendshëm me ritme rritjeje njëshifrore.
Sipas INSTAT, në muajin dhjetor 2024, treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese, paraqiten si më poshtë:
Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 13,8%, në krahasim me dhjetor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 6,3%;
numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 21,2%.
Numri i net qëndrimeve gjithsej është rritur me 17,9%, në krahasim me dhjetor 2023. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:
numri i net-qëndrimeve nga rezident është rritur me 8,7%;
numri i net-qëndrimeve nga jo-rezident është rritur me 25,9%.
Vizitorë nga Jugu në Veri
Gjatë muajit dhjetor 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 13,8%, krahasuar me dhjetor 2023. Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 20,2%.
Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 14,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Numri i vizitorëve jorezidentë në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 19,1%.
Në muajin dhjetor 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:
sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (53,8%);
sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (67,7%);
sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,1%).
Net-qëndrime
Gjatë muajit Dhjetor2024, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 17,9%, në krahasim me muajin Dhjetor 2023. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 26,5%.
Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 21,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 23,9%.
Në muajin Dhjetor 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar:
sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (57,4%);
sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (64,8%);
sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,3%).
Edhe hotelet kanë qenë më të zëna
Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.
Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,1%, kundrejt 13,3% që ishte në muajin dhjetor 2023.
Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,0 %, kundrejt 14,7% që ishte në muajin Dhjetor 2023./Monitor(https://monitor.al/turizem-gjithe-vitin-netqendrimet-e-te-huajve-rriten-26-ne-dhjetor/)
Më të lexuarat








