Secondary Adv

Hapen aplikimet për panelet diellore, mbështetje 70 për qind për 2 mijë familje

Prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se duke nisur nga sot qytetarët mund të aplikojnë për të përfituar subvencionin deri në 70% për vendosjen e paneleve diellore për ngrohjen e ujit nga e cila do të përfitojnë 2 mijë familje.

 

Vendosja e paneleve diellore për ngrohjen e ujit ndikon drejtpërdrejt në reduktimin e faturës së energjisë elektrike për familjet 20-30%.

 

“Prej ditës së sotme janë hapur aplikimet për të gjithë abonentët familjarë për vendosjen e paneleve për ngrohjen e ujit. Janë 2 mijë njësi për 2 mijë familje që do të përfitojnë 70% subvencionim nga Agjencia e Eficiencës së Energjisë”, u shpreh Balluku.

 

Fituesit e thirrjes së parë nuk mund të aplikojnë përsëri për të njëjtën banesë/kontratë energjie.

 

Thirrja e parë, e hapur në 2023-shin, rezultoi e suksesshme dhe rreth 1980 familje në të gjithë vendin kanë të instaluara në banesat e tyre panelet diellore për ngrohjen e ujit, të subvencionuara në masën 70% nga buxheti i shtetit. /Scan


Më të lexuarat